Shumë shqiptarë në Amerikë janë mbledhur të martën para selisë së OKB-së për të protestuar kundër vendimit të Gjykatës Speciale ndaj katërshes së UÇK-së.
Në duar mbanin pankartat me mbishkrimet “Drejtësi, jo politikë”, “Ku janë kriminelët që masakruan 147 civilë në Izbicë”, “Lironi heronjtë tanë”, “Heronj të luftës e të paqes” dhe pankarta të tjera përmes të cilave kërkonin liri për Hashmim Thaçin, Jakup Krasniqin, Kadri Veselin e Rexhep Selimin.
Që nga data 16 shtator, kur Gjykata Speciale dha vendim dënues ndaj ish-krerëve të UCK-së, në Kosovë nuk janë ndalur protestat, të cilat qëllim kanë kundërshtimin e këtij vendimi. Përveç në Kosovë, protesta janë mbajtur ditëve të kaluara edhe në New York, Kanada, Zvicër, Gjermani e Austri.







