TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Kthejani ‘shqipëritë’ tona dhe UÇK-në pronarit të vërtetë – popullit shqiptar!

by Tëvë1
1 orë ago
0
A A
Kthejani ‘shqipëritë’ tona dhe UÇK-në pronarit të vërtetë – popullit shqiptar!

Nga Kim Mehmeti

Jo vetëm në Prishtinë, por kudo nëpër trevat shqiptare, duhet të protestohet kundër dënimeve të krerëve të UÇK’së nga Gjykata Speciale e Hagës.

Po, duhet të protestohet kundër kësaj gjykate kudo ku ka shqiptarë, por këto protesta askund nuk duhet t’i organizojë as OVL’ja, as ndonjë parti tjetër, por vetëm pronari i vërtetë i vlerave të saj – populli dhe rinia shqiptare!

Dhe kur populli t’i marrë në duart e veta ato protesta, ai do ta kumtojë të vërtetën se duhet t’i lash dhëmbët e gojës tri herë me radhë para se të përmendësh familjet Jashari, Haradinaj, Gërvalla…, dhe se duhet të jesh qelbësirë e një lloji të veçantë që këto protesta t’i përdorësh për qëllime partiake.

Përndryshe, një nga çvlerësimet që iu bënë UÇK’së është se u lejua që si pronarë të saj të vetëshpalleshin drejtues të OVL’së, të PDK’së, të AAK’së, të BDI’së…, si dhe disa opinionistë që publikisht shfaqnin dëshirën e flaktë për t’i parë në burg ish drejtuesit e saj.

Opinionistë që sot qyrraviten nëpër ekranet televizive, të zemërthyer, sa nuk merret vesh nëse qajnë nga gëzimi pse, monstrat e drejtësisë së Hagës ua plotësuan dëshirën, apo nga dhimbja. Bashkëpronar i UÇK’së u vetëshpall edhe Piktori, i cili, kur i mbetej kohë pasi afirmonte projektin ruso-serb për ‘Ballkanin e Hapur’ dhe atë cionist për ‘Shtetin Bektashi’, merrej edhe me Shqipërinë që e nxorri në shitje dhe ua dhuroi hajdutëve.

Dhe pasi t’ia kthejnë UÇK’në pronarit të vërtetë – popullit dhe rinisë shqiptare – mbase të gjithë do ta kuptojmë se më e vlefshmja dhe më e shenjta që kemi – e shkuara e lavdishme e UÇK’së dhe heroizmi i luftëtarëve të lirisë – nuk mbrohen me këngë, as me debate televizive ku shpërfaqim urrejtjen ndaj njëri-tjetrit, por me patriotizëm e atdhedashuri të njëmendt, me filma, me monografi, me dokumentarë, me publikim të fakteve…, që do t’i prezantohen gjithë botës e jo vetvetes, nëpër odat e burrave.

Pra, kur t’ia kthejmë UÇK’në, me lavdinë e saj, popullit, mbase do ta kuptojmë pse çdo i dyti film i Hollivudit dhe çdo i dyti libër i përkthyer në të gjitha gjuhët e botës rrëfen për vuajtjet e hebrenjve. Përndryshe përderisa UÇK’në do të mund ta shpallë pronë të vetën çdo ish-komandant i saj i dikurshëm e politikan i sotëm, përderisa më të shtrenjtën që kemi – Shqipërinë – do të mund ta shpallë pronë të vetën Piktori me ‘Aleancën e vet të Qelbësirave’, përfituesit e vetëm nga shqiptaria do të mbeten këngëtarët e shtrenjtëpaguar që u këndojnë heronjve të lirisë.

Duke bërë ‘tregëti’ me shqiptarinë do përfitojnë edhe drejtuesit e partive që mbulohen me flamurin kuq e zi, si dhe publicistët e shkrimtarët që profesion të parë kanë antislamizmin, që dikur ishin deputetë dhe themelues të partive të llojit të ‘librave’ e ‘fletoreve’, e që pastaj, si drejtues televizionesh, u bënë milionerë, mbase pse suksesshëm dhe mbarëkombëtarisht e përhapën reket-gazetarinë.

Pra, jo vetëm në Prishtinë, por çdokund duhet të protestohet për të treguar se e kemi kuptuar që më i afërti për shqiptarin është vetëm shqiptari dhe se, ai që nuk di t’i mbrojë vlerat e veta mbulohet me plehun e armiqve.

Dhe jo vetëm në Tiranë, por çdokund ku ka shqiptarë, duhet të përkrahen protestat rinore kundër regjimit shkatërrimtar ndaj shqiptarisë të Pikorit, pra duhet bërë çmos që të bie ‘Aleancën e Qelbësirave’, sepse vetëm kështu do të mund ta shpëtojmë më të shtrenjtën që kemi – Shqipërinë.

Ne, kudo që jemi, duhet ta kishim kuptuar prej moti se nuk jemi të rrezikuar vetëm nga armiqtë, por se do vijë dita kur do na burgosin edhe miqtë tanë parëndimorë që duan t’ia bëjnë qefin Serbisë.

Duhej pra ta kishim kuptuar prej moti se jemi të rrezikuar nga pandjeshmëria vetjake ndaj fatit tonë kolektiv, pandjeshmëri që aq na verdbëroi sa të mos e shohim se nëse ‘Shqipëritë’ tona dhe vlerat e tyre nuk ia kthejmë pronarit të vetëm që ato kanë – popullit, atëherë nuk kemi pse quhemi shqiptar!

Opinioni përmban pikëpamjet e autorit dhe nuk prezanton qëndrimet editoriale të teve1.info

ShareTweet

Postime të ngjashme

Askush nuk ka monopol mbi shqiptarizmin: rreziku i përçarjes fetare në Kosovë i provokuar nga Lëvizja e Deçanit dhe Lëvizja për Rikthim

Askush nuk ka monopol mbi shqiptarizmin: rreziku i përçarjes fetare në Kosovë i provokuar nga Lëvizja e Deçanit dhe Lëvizja për Rikthim

Kulla: Serbia ka blerë avionët që bombarduan Beogradin

Rrëfenjat e një vere të gjatë, të çuditshme, të nxehtë dhe të ndryshme

Mos harroni se edhe Sava Batarja thërriste në konvertim shqiptarët myslimanë

Mos harroni se edhe Sava Batarja thërriste në konvertim shqiptarët myslimanë

Dosja e intelektualit si kapitull i historisë së Kosovës

Dosja e intelektualit si kapitull i historisë së Kosovës

Vedat Muriqi, kapiteni i ri i Kosovës

Vedat Muriqi, kapiteni i ri i Kosovës

Arrestohet në Maqedoninë e Veriut ish-luftëtari i UÇK-së, Fadil Pushkolli

Arrestohet në Maqedoninë e Veriut ish-luftëtari i UÇK-së, Fadil Pushkolli

Hasani kritikon aktgjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së: Mënyra si u dha ishte joprofesionale

Hasani kritikon aktgjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së: Mënyra si u dha ishte joprofesionale

Kurti-Kallasit: Kosova do të angazhohet që verdikti i Speciales të korrigjohet në Apel

Kurti-Kallasit: Kosova do të angazhohet që verdikti i Speciales të korrigjohet në Apel

Begaj dekreton shkarkimin e Vlora Hysenit

Begaj dekreton shkarkimin e Vlora Hysenit

Klestor Veseli: Nuk më ka ardhur ftesë për takim nga Haxhiu

Klestor Veseli: Nuk më ka ardhur ftesë për takim nga Haxhiu

A ka sinjale për arrestime të reja nga Specialja?

A ka sinjale për arrestime të reja nga Specialja?

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën