Policia e Rajonit të Prishtinës ka arrestuar një person të kërkuar me urdhëresë të gjykatës.
Sipas njoftimit të Policisë, operacioni është realizuar nga zyrtarët policorë të Stacionit Policor në Fushë Kosovë, në kuadër të veprimeve për kapjen e personave të dyshuar apo të dënuar për vepra penale.
I arrestuari, Sh. I., 35-vjeçar, ishte i kërkuar për veprën penale “Vjedhje e rëndë” dhe ishte dënuar me 2 vjet e 8 muaj burgim.
Pas arrestimit, në përputhje me urdhëresën e gjykatës, personi është dërguar për vuajtjen e dënimit.
Policia ka bërë të ditur se aksionet për kapjen e personave të kërkuar do të vazhdojnë./teve1.info/




