TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Beha: Inatet politike po pengojnë një proces që prek të gjithë Kosovën

by Tëvë1
2 muaj ago
1
A A
Beha: Inatet politike po pengojnë një proces që prek të gjithë Kosovën

Gazetari, Besian Beha, ka komentuar në emisionin “Info Nata” nismën e PDK-së për ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara të Kosovës, të cilën kjo parti e ka dërguar në Kuvend.

Pas kësaj nisme ka pasur reagime edhe nga Lëvizja Vetëvendosje, nga ku është kërkuar që të pritet vendimi i Gjykatës Kushtetuese lidhur me çështjen. Ndërkohë, deputetja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka deklaruar se partia e saj është e gatshme ta tërheqë lëndën nga Kushtetuesja, në mënyrë që të procedohet ndryshimi i ligjit.

Duke komentuar zhvillimet, Beha ka thënë se partitë politike duhet t’i lënë anash përplasjet politike dhe të ulen së bashku për të diskutuar këtë çështje.

“Ky është gabim në skenën politike. Çdokush mundohet vetëm t’ia hedhë njëri-tjetrit dhe gabimi është që tentojnë t’i drejtojnë akuza njëri-tjetrit. Për shembull, kanë kaluar pesë ditë dhe nuk e kemi parë një takim të përbashkët të të gjitha partive. Z. Hamza i ka takuar veçmas partitë politike, ndërkohë që është dashur të takohen të gjithë bashkë dhe t’i dëgjojnë këshillat dhe kritikat që secili i ka për këtë proces”, ka thënë Beha.

Sipas tij, përplasjet ndërmjet partive po e vështirësojnë adresimin e çështjeve që lidhen me Gjykatën Speciale.

“Përderisa partitë politike në Kosovë e kanë si synim vetëm se si ta luftojnë njëri-tjetrin politikisht dhe si t’i marrin disa vota, unë nuk besoj që edhe ky problem ka me u adresu në formën e duhur. Normalisht, PDK-ja, si parti që ka dy ish-udhëheqës në këtë proces në Gjykatën Speciale në Hagë, edhe duhet të jetë më e zëshme, mirëpo me gjitha këto, ky është një proces që e prek jo vetëm një parti politike, por e prek UÇK-në, ushtrinë tonë, siç e themi në popull, e cila ka arritur ta çlirojë vendin tonë bashkë me NATO-n dhe partnerët e tjerë”, është shprehur Beha.

Beha ka theksuar se në një çështje të tillë, sipas tij, interesat politike dhe përplasjet partiake nuk duhet të jenë në plan të parë.

“Nuk duhet t’i vendosim inatet politike në rend të parë. Inatet politike duhet të harrohen në kësi momente dhe të merren vesh për çështjen e tyre. Sepse, nëse nuk harrohen as tash, nuk e di nëse ka ndonjë proces tjetër që do t’i bënte partitë politike t’i harronin inatet”, ka deklaruar Beha.

Tags: Info Nataish kreret e uckLVVpartit poltikepdkTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

18-vjetori i Pavarësisë, Kuvendi mblidhet nesër për seancë solemne

Kuvendi mban nesër seancë të jashtëzakonshme, do të diskutohet për Raportin e Progresit për vitin 2026

Policia kërkon ndihmë për lokalizimin e të dyshuarit për vjedhje të rëndë

Policia kërkon ndihmë për lokalizimin e të dyshuarit për vjedhje të rëndë

Shiroka-Pula priti në takim Shefin e EULEX-it, Antero Lopes

Shiroka-Pula priti në takim Shefin e EULEX-it, Antero Lopes

Aktakuzë ndaj një personi për sulm ndaj KFOR-it dhe veturave të mediave në Zveçan në vitin 2023

Aktakuzë ndaj një personi për sulm ndaj KFOR-it dhe veturave të mediave në Zveçan në vitin 2023

18-vjetori i Pavarësisë, Kuvendi mblidhet nesër për seancë solemne

Kuvendi mban nesër seancë të jashtëzakonshme, do të diskutohet për Raportin e Progresit për vitin 2026

Hegseth e quan nismën për shkarkimin e tij “spektakël politik”

Hegseth e quan nismën për shkarkimin e tij “spektakël politik”

Rubio i quan bisedimet trepalëshe në Abu Dhabi “shumë produktive”

Rubio i quan bisedimet trepalëshe në Abu Dhabi “shumë produktive”

Serbia nis hetimet ndaj zyrtarëve të ish-pushtetit, por a do të hapen edhe dosjet e Banjskës dhe të Radoiçiqit?

Serbia nis hetimet ndaj zyrtarëve të ish-pushtetit, por a do të hapen edhe dosjet e Banjskës dhe të Radoiçiqit?

Fazliji gati për sfidat e nëntorit

Fazliji gati për sfidat e nëntorit

Policia kërkon ndihmë për lokalizimin e të dyshuarit për vjedhje të rëndë

Policia kërkon ndihmë për lokalizimin e të dyshuarit për vjedhje të rëndë

Hajrizi i lumtur me kthimin te Kosova

Hajrizi i lumtur me kthimin te Kosova

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën