I ftuar në Tëvë1, në “Info Nata”, Gjipali ka thënë se hapja e negociatave të Shqipërisë dhe Maqedonisë Veriore për anëtarësim në Bashkimin Evropian është një moment shumë i rëndësishëm, i cili sipas tij është pritur shumë.
“Është një moment shumë i rëndësishëm sepse fillon i gjithë ai procesi i negociatave për anëtarësimin në Bashkimin Evropian, proces i shumë pritur prej vitesh tashmë, Shqipëria ka aplikuar shumë herët që në 2009”, ka thënë Gjipali.
Ai ka thënë se ky proces sa vjen dhe bëhet më i vështirë sepse sipas tij verifikimi është më i intësishëm nga Bashkimi Evropian e që e zgjatë rrugën e të gjithë vendeve të Ballkanit.
“Është një hap i shtuar në proces më parë mbajtja e konferencës të parë ndërqeveritare ka qenë një formalitet, pra bëhej të nesërmen siç ka ndodhur me Malin e Zi apo me Serbinë të nesërmen e vendimmarrjes për hapjen e negociatave, por procesi sa vjen gjithnjë bëhet më i vështirë më shumë hapa për t’u një verifikim apo një kontrollë shumë më i intësishëm nga ana e BE-së apo nga vendet anëtare, gjë që sigurisht e vështirëson dhe e zgjatë rrugën e gjithë vendeve të Ballkanit”, tha ai.
I pyetur se kur Shqipëria mund të jetë pjesë e Bashkimit Evropian, ai ka thënë se në skenarin më të mirë të mundshëm Shqipëria do të jetë gati për 7-vite, teksa ka shtuar se kjo do të ishte realizimi i një ëndrre të gjithë shqiptarëve që nga rrëzimi i sistemit komunistë.
Drejtuesi i Lëvizjes evropiane për Shqipërinë theksoi se sfidat do të vazhdojnë dhe se hapja e negociatave është vetëm një mundësi për të fituar kohën e humbur.
“Në skenarin më të mirë do të mendoja rastin e Kroacisë me 7 vjet e gjysmë, 8 vjet nga hapja e negociatave në anëtarësim në rast se qdo gjë do të shkoj mirë dhe kemi dakordësi politike Shqipëria mund të jetë gati për 7-8 vite, pastaj a do të jetë Evropa gati kjo është një pikëpyetje që gjithnjë e më shumë ritet me kalimin e viteve për shkak të situatave të ndryshme në vendet anëtare këtë më se parashikojmë dot por Shqipëria nëse ecën mirë mundet për 7-8 vite të jetë gati” ”, është shprehur ai.
“Do të thoshte realizimi i një ëndrre shumë vjeçare që nga rrëzimi i sistemit komunistë ishte parulla kryesore “ Duam Shqipërinë si gjithë Evropa” do të ishte finalizim kësaj ëndrre por duhet thënë që sfidat vazhdojnë nuk është se është zgjidhja përfundimtare anëtarësimi në BE dhe gjithë problemet tona do të zgjidhen është vetëm një stadë shumë e avancuar është një mundësi për të fituar kohën e humbur”, shtoi Gjipali.
Gjipali në “Info Nata” ka folur edhe për procesin e shqyrtimit të gjithë zhvillimeve në Shqipëri dhe Maqedoninë e Veriut .
Ai ka thënë se ky është një proces i rëndësishëm që vendos bazën e negociatave.
“Është një proces i cili është i rëndësishëm sepse vendos bazën e negociatave, pra bëhet një fotografim i momentit, i gjithë legjislacionit, i gjithë kapaciteteve administrative, burimeve njerëzore, financiare që zbatojnë legjislacionin për të bërë të mundur, për të kuptuar se ku ndodhet vendi me përafrimin e ligjeve dhe standardeve të BE-së dhe mbi këtë bazë përcaktohen edhe negociatat”, u shpreh ai.
Shqipëria dhe Maqedonia Veriore të martën kanë hapur negociatat për anëtarsim në Bashkimin Evropian./teve1.info/