TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

​Regjistrohen gati të gjitha grupet parlamentare, Kuvendi pritet të ketë seancë këtë javë

by Tëvë1
2 orë ago
4
A A
Viti 2025, vit i humbur legjislativ

Me përjashtim të grupit të shumëetnik, të gjitha subjektete politike të përfaqësuara në Kuvendin e Kosovës i kanë regjistruar grupet parlamentare për legjislaturën e njëmbëdhjetë. Kjo brenda afatit obligues. Te deputetët e komuniteteve joserbe, kjo vonesë po ndodh pasi që ende nuk është bërë zëvendësimi i deputetëve që kanë marrë poste në ekzekutiv. Nga ky grup thanë për KosovaPress se, në bazë të informacioneve jozyrtare, deputetët pritet të mblidhen gjatë kësaj jave, ani pse është një lëndë në Gjykatën Kushtetuese për konstituimin e Kuvendit dhe formimin e qeverisë së re.

Regjistrimin e grupeve parlamentare e ka konfirmuar për KosovaPress Glauk Tahiri, këshilltar i kryetares së Kuvendit, Albulena Haxhiu. Megjithatë, ai ka përmendur edhe kontestimin e konstituimit të legjislaturës së njëmbëdhjetë në Kuvend, derisa ka kërkuar një vendim të shpejtë të Gjykatës Kushtetuese në raport me kërkesat.

“Deri në ditën e sotme, e hënë, grupet parlamentare kanë pasur obligim që të procedojnë emrat dhe përbërjen e grupeve parlamentare. Siç e dini, grupi parlamentar i PDK-së e ka kontestuar konstituimin e Kuvendit dhe vendimin për votimin e qeverisë në Gjykatën Kushtetuese. Urojmë një vendim të shpejtë nga Gjykata Kushtetuese në raport me kërkesat”, thotë ai për KosovaPress.

Deputeti nga komuniteti rom, Albert Kinolli, deklaron për KosovaPress se arsyeja e vetme që ende nuk është regjistruar grupi parlamentar multietnik është se një pjesë e deputetëve kanë marrë poste ministrore në qeverinë Kurti 4.

Ai shton se grupi multietnik formohet posa të betohen deputetët e rinj nga komunitetet joserbe.

Kjo është arsyeja pse ende nuk është regjistruar grupi parlamentar multietnik në Kuven

“Arsyeja e vetme është që katër anëtarë apo pjesëtarë të grupit parlamentar multietnik kanë kaluar si pjesë e qeverisë dhe kanë marrë poste ministrore. Ata duhet të zëvendësohen me deputetë të rinj, meqenëse deputetët e rinj ende nuk e kanë dhënë betimin, atëherë nuk mund të formohet grupi parlamentar. Në momentin që deputetët e rinj i kanë zëvendësuar deputetët e vjetër, atëherë, pas betimit, formohet grupi parlamentar”, potencon ai.

Madje, sipas Kinollit, Kuvendi mund të mbajë seancë plenare gjatë kësaj jave.

“Sipas informacioneve jozyrtare, unë shpresoj që shumë shpejt, ditëve në vijim, do të thirret seanca plenare. (Gjatë kësaj jave?) Po”, shton Kinolli.

Mbajtjen e seancave plenare dhe funksionalizimin e punës së Kuvendit dhe përmes komisioneve parlamentare nuk po e konsideron problem hulumtuesi në Institutin Demokratik të Kosovës (KDI), Vullnet Bugaqku.

Sipas tij, përderisa nuk ka një masë të përkohshme të Gjykatës Kushtetuese dhe vendim përkitazi me kërkesën e dërguar nga PDK-ja, kuvendi është plotësisht funksional.

Rasti në Kushtetuese – a mund të mbahen seanca në Kuvend?

“Përderisa nuk ka masë të përkohshme dhe nuk ka ende aktgjykim meritor për çështjen e konstituimit të Kuvendit, askush nuk i ndalon këta deputetë që të thirret seanca, qoftë me debatuar për çështjen e rezolutës mbi Dhomat e Specializuara apo për të trajtuar çështje të tjera. Varet nga vullneti politik, mbi të gjitha i shumicës. Ata i kanë numrat e gatshëm e udhëheqin parlamentin dhe varet edhe nga vullneti i kryetares së Kuvendit”, potencon ai.

I të njëjtit mendim është edhe juristi Anton Ndrecaj. Megjithatë ai përmend nevojën e rikthimit të PDK-së në Kuvend dhe votimin e propozimit të tyre për nënkryetar.

Sipas tij, për këtë çështje mund të tërhiqet kërkesa në Gjykatën Kushtetuese dhe të vazhdojë vetëm procedura për afatin kushtetues për konstituim të Kuvendit.

A mund të votohet nënkryetari nga radhët e PDK-së në seancën e radhës në Kuvend?

“Nëse PDK-ja kthehet në Kuvend dhe bie dakord që të vazhdohet procedura për votimin e nënkryetarit të Kuvendit nga radhët e PDK-së, atëherë Kuvendi mund të fillojë punën e vet, ani pse është dërguar kërkesa në Gjykatën Kushtetuese. Mund të plotësohet ajo kërkesë dhe të tërhiqet ajo pjesë sa i përket ankesës për nënkryetarin e Kuvendit dhe të vazhdojë procedura për afatin kushtetues të konstituimit të Kuvendit”, thekson ai.

Partia Demokratike e Kosovës ka dorëzuar të hënën në Kuvendin e Kosovës Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar.

Kjo nismë ligjore vjen pas aktgjykimit dënues të Dhomave të Specializuara ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, aktgjykim që spektri politik dhe qytetarët e kanë kundërshtuar dhe cilësuar si të padrejtë dhe të papranueshëm.

Pas dënimit të ish-krerëve të UÇK-së më 16 shtator, në PDK e kanë lënë të hapur kthimin në Kuvend, pasi të njëjtit kanë dorëzuar kërkesë në Gjykatën Kushtetuese në lidhje me kushtetutshmërinë e konstituimit të Kuvendit dhe formimit të qeverisë së re.

Tags: kuvendipartit politikesencaTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

​Tahiri viziton Thaçin në Hagë: Ishte i qetë dhe besimplotë se Apeli do ta korrigjojë padrejtësinë

​Tahiri viziton Thaçin në Hagë: Ishte i qetë dhe besimplotë se Apeli do ta korrigjojë padrejtësinë

Kurti: Do të bënim më shumë me një ekip të përbashkët të avokatëve për të katër drejtuesit e UÇK-së

Kurti: Do të bënim më shumë me një ekip të përbashkët të avokatëve për të katër drejtuesit e UÇK-së

Zulfaj me senatorët francezë diskuton reformat dhe integrimin në BE

Zulfaj me senatorët francezë diskuton reformat dhe integrimin në BE

Tentoi të shiste pronë për 800 mijë euro me dokumente të falsifikuara, dënohet me 6 vjet burgim

Caktohet seanca fillestare ndaj 21 të akuzuarve për krime lufte, Gjykata u bën thirrje të dorëzohen

​Tahiri viziton Thaçin në Hagë: Ishte i qetë dhe besimplotë se Apeli do ta korrigjojë padrejtësinë

​Tahiri viziton Thaçin në Hagë: Ishte i qetë dhe besimplotë se Apeli do ta korrigjojë padrejtësinë

Kurti: Do të bënim më shumë me një ekip të përbashkët të avokatëve për të katër drejtuesit e UÇK-së

Kurti: Do të bënim më shumë me një ekip të përbashkët të avokatëve për të katër drejtuesit e UÇK-së

Zulfaj me senatorët francezë diskuton reformat dhe integrimin në BE

Zulfaj me senatorët francezë diskuton reformat dhe integrimin në BE

Sulmet izraelite në jug të Libanit dëmtojnë dhe shkatërrojnë objekte publike

Sulmet izraelite në jug të Libanit dëmtojnë dhe shkatërrojnë objekte publike

Emisioni “Ditari” 21.09.2026

Emisioni “Ditari” 21.09.2026

Për tetë muaj Shqipëria arkëtoi 6.1 miliardë euro në buxhetin e saj

Për tetë muaj Shqipëria arkëtoi 6.1 miliardë euro në buxhetin e saj

Maldini rezulton negativ në testin për drogë

Maldini rezulton negativ në testin për drogë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën