TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

​“UÇK-ja është pjesë e historisë”, studentët kërkojnë liri për çlirimtarët

by tëvë1
1 orë ago
0
A A
​“UÇK-ja është pjesë e historisë”, studentët kërkojnë liri për çlirimtarët

Studentët marshuan sot nga Qendra e Studentëve tek sheshi “Skënderbeu” në Prishtinë kundër aktgjykimit dënues ndaj katër ish-krerëve të UÇK-së.

Studenti nga Prishtina, Donart Humolli tha se nuk ka gjykatë qe ndryshon mënyrën se si rinia e Kosovës i sheh çlirimtarët e vendit.

“Rinia e Kosovës sot jeton e lirë në një shtet të pavarur, demokratik dhe multietnik. Duke respektuar e mbrojtur të gjitha minoritetet në Kosovë, një popull që ka qenë i shtypur për vite me radhë e di mirë se çfarë do të thotë ta përjetosh padrejtësinë, prandaj nuk ia dëshirojmë atë askujt, prandaj nuk pranojmë asnjë gjykim të padrejtë apo dënues ndaj atyre që na e mundësuan këtë liri. Përmes këtij mesazhi, dua t’ju drejtohem si atyre që sot ndodhen padrejtësisht në Hagë ashtu edhe të gjithë botës demokratike, nuk ka gjykatë e as vendim që do ta ndryshojë mënyrën se si rinia e Kosovës i sheh çlirimtarët tanë”, tha ai.

Granit Spahiu, nga Parlamenti Studentor i Universitetit të Prishtinës, u shpreh se zëri i studentëve është ai që e ka udhëhequr procesin e Republikës që moti.

“Pra, le ta dinë të gjithë se ky është zëri ynë si studentë, ky është zëri që e ka udhëhequr procesin e Republikës së Kosovës që nga viti ’89, dhe do ta udhëheqë sot e përjetë. Duke e respektuar UÇK-në”, tha ai.

Në marsh nuk munguan as studentët nga Prizreni, ku Riard Bislimaj nga Parlamenti Studentor i Universitetit të Prizrenit tha se janë gjeneratë që nuk e përjetuan luftën, por që e shijojnë lirinë nga ata që sakrifikuan për këtë ditë. Ai tha se liria sot është përgjegjësi për të kujtuar dhe për të folur kur duhet.

“Sot Prizreni nuk është mbledhur për të folur, sot Prizreni dhe Kosova është mbledhur për të folur. Dhe zëri që dëgjohet sot është zëri i studentëve, ne jemi një gjeneratë që nuk e kemi përjetuar luftën, por ne kemi lindur në lirinë që erdhi pas saj. Kemi ardhur në universitete, kemi ndërtuar ëndrra dhe kemi planifikuar të ardhmen sepse dikush para nesh luftoi që ne mund ta bëjmë këtë. Prandaj, kur preket e kaluara jonë, kur diskutohet sakrifica e atyre që luftuan dhe kur familjet e tyre vazhdojnë të mbahen mbi supe peshën e asaj kohe, ne nuk mund të sillemi se nuk na përket. Na përket! Sepse liria që kemi sot është përgjegjësi, përgjegjësi për të kujtuar, përgjegjësi për të folur, përgjegjësi për të mos lejuar që historia e Kosovës të shkruhet pa zërin e Kosovës”, tha ai.

Studentë marshues kishte edhe nga Peja, ku përfaqësuesi i tyre, Leart Hysaj, theksoi se edhe sot janë më të bashkuar se kurrë për të mbrojtur luftën e pastër të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“Studentët, si gjithmonë në ballë, studentët kanë qenë në ballë sa herë që i ka thirr nevoja kombit shqiptar. Edhe sot do të jemi më të bashkuar, se kurrë për ta mbrojtur atë që e konsiderojmë më të shtrenjtë, ushtrinë çlirimtare të Kosovës, UÇK-në, UÇK. UÇK-ja është pjesë e historisë, kujtesë dhe identitetit tonë kombëtar. I bëjmë thirrje institucioneve dhe qytetarëve shqiptarë në Kosovë, Shqipëri dhe kudo që jetojnë shqiptarët, që të jemi të bashkuar dhe që të mbajmë njëri-tjetrit për mbrojtjen e së vërtetës së historisë dhe dinjitetit të luftës për çlirim. Kombi shqiptar është një, ne jemi një, jemi shqiptarë dje, sot dhe përgjithmonë”, tha ai.

I pranishëm ishte dhe djali i Jakup Krasniqit i cili i’u bashkua kësaj turme. Pas përfundimit të marshit, studentët u shpërndan të qetë.

Aktgjykimi i 16 shtatorit ndaj katër ish krerëve të UCCK-së është vendim i shkallës së parë dhe procedurat e ankesës mund të ndikojnë në përfundimin përfundimtar të çështjes, pra i vendimit në Gjykatën e Apelit.

Më 16 shtator, Trupi Gjykues i shpalli të katër të akuzuarit fajtorë për krimet e luftës të ndalimit të paligjshëm ose arbitrar, trajtimit mizor, torturës dhe vrasjes, ndërsa i dënoi me gjithsej 81 vjet burgim.

Hashim Thaçi dhe Jakup Krasniqi u dënuan me nga 25 vjet, Kadri Veseli me 18 vjet, ndërsa Rexhep Selimi me 13 vjet burgim duke llogaritur edhe kohën e qëndrimit në paraburgim.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Policia e Kosovës arreston në Shtime personin e kërkuar për trafikim me njerëz

Publikoi video me armë në rrjetet sociale, arrestohet i dyshuari në Ferizaj

PDK publikon memorandumin shpjegues për ndryshimin e ligjit për Dhomat Specializuara

PDK publikon memorandumin shpjegues për ndryshimin e ligjit për Dhomat Specializuara

Kurti thotë se në ShBA u diskutua për mundësitë e investimeve nga Amerika në Kosovë

Kurti thotë se në ShBA u diskutua për mundësitë e investimeve nga Amerika në Kosovë

Gjykata e dënon me 9 vjet burg personin për vrajsen e rëndë në Prizren

Gjykata e dënon me 9 vjet burg personin për vrajsen e rëndë në Prizren

CNN, MS NOW dhe Politico padisin Shtëpinë e Bardhë, reagon Trump

Policia e Kosovës arreston në Shtime personin e kërkuar për trafikim me njerëz

Publikoi video me armë në rrjetet sociale, arrestohet i dyshuari në Ferizaj

Forcat izraelite arrestojnë mbi 50 palestinezë gjatë bastisjeve masive në Jerusalem

Forcat izraelite arrestojnë mbi 50 palestinezë gjatë bastisjeve masive në Jerusalem

Zyrtare: Futbollisti nga Shkupi i bashkohet Shqipërisë

Zyrtare: Futbollisti nga Shkupi i bashkohet Shqipërisë

Merz e quan “katastrofë” rezultatin e partisë së tij në zgjedhjet shtetërore, por zotohet të qëndrojë në detyrë

Merz e quan “katastrofë” rezultatin e partisë së tij në zgjedhjet shtetërore, por zotohet të qëndrojë në detyrë

PDK publikon memorandumin shpjegues për ndryshimin e ligjit për Dhomat Specializuara

PDK publikon memorandumin shpjegues për ndryshimin e ligjit për Dhomat Specializuara

Donjeta Sadiku fiton bindshëm ndaj boksieres ruse në Kampionatin Evropian të boksit

Donjeta Sadiku fiton bindshëm ndaj boksieres ruse në Kampionatin Evropian të boksit

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën