Një përleshje fizike mes dy personave ka ndodhur sonte rreth orës 20:00, te Rrethi i Flamurit në Prishtinë.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana e ka konfirmuar lajmin.
“Sipas informatave fillestare, dy personat kanë pësuar lëndime (dyshohet nga mjete të mprehta) dhe janë dërguar për trajtim mjekësor”, ka thënë Pllana.
Të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor, ndërsa njësitet policore po merren me rastin.








