TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Haziri për identifikimin e tre veprimtarëve: Lajm i madh pas më shumë se 27 vitesh

by Tëvë1
2 orë ago
2
A A
Haziri: LDK po analizon rezultatin zgjedhor dhe ftesën për bashkëpunim, zgjedhjet e reja nuk janë opsion

Deputeti i LDK-së, Lutfi Haziri ka reaguar pas identifikimit të mbetjeve mortore të tre veprimtarëve të zhdukur gjatë luftës në Kosovë: Idriz Rrecajt, Adem Beqirit dhe Sali Mziut.

Përmes një postimi në Facebook, Haziri ka thënë se identifikimi i tyre, pas më shumë se 27 vitesh, përbën zbardhjen e fatit të tre veprimtarëve që, sipas tij, kishin rol në rezistencën në Skenderaj, Drenicë dhe Mitrovicë.

Haziri ka bërë të ditur se mbetjet mortore të tyre janë identifikuar në mesin e 23 personave, mbetjet e të cilëve janë zhvarrosur së fundmi në Mitrovicë.

“Pas më shumë se 27 vitesh të zhdukur, lajmi i madh është se në mesin e 23 personave, mbetjet mortore të të cilëve janë zhvarrosur së fundmi në Mitrovicë, janë identifikuar edhe Idriz Rrecaj, kryetar dhe udhëheqës i LDK-së në Skënderaj dhe Drenicë, dhe Adem Beqiri, anëtar i Kryesisë së Degës së LDK-së në Mitrovicë, veprimtarë të njohur të çështjes kombëtare, të cilët ishin në krye të rezistencës e kryengritjes për liri në Skënderaj e Mitrovicë, sikurse edhe mbetjet e bashkëveprimtarit të tyre, Sali Mziut”, ka shkruar Haziri.

Ai e ka cilësuar identifikimin e tyre si një hap të rëndësishëm në zbardhjen e fatit të personave të zhdukur gjatë luftës.

Tags: indetifikimi i viktimaveLutfi HaziriTeve1varreza masiveveri
ShareTweet

Postime të ngjashme

Konjufca dënon sulmin ndaj Gazmend Muhaxherit, fton organet e drejtësisë të ndjekin rastin

Konjufca dënon sulmet e Huthëve ndaj Arabisë Saudite: Përbëjnë një përshkallëzim të rrezikshëm

Meta: Vjosa Osmani meriton mandatin e dytë, Kosova ka nevojë për një lider të fuqishëm

Osmani kujton Ahmet Krasniqin: E vërteta dhe drejtësia janë detyrim ndaj historisë

​Valon flamuri i UÇK-së, Haradinaj ngjitet në majën e Rupës

​Valon flamuri i UÇK-së, Haradinaj ngjitet në majën e Rupës

​Studentët ngrihen kundër vendimit të Speciales, nesër protestojnë në Prishtinë

​Studentët ngrihen kundër vendimit të Speciales, nesër protestojnë në Prishtinë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën