Boksieri kosovar, Bashkim Bajoku, ka shënuar fitoren e dytë në Kampionatin Evropian të boksit.
Ky kampionat po zhvillohet në Sofje të Bullgarisë.
Bajoku triumfoi bindshëm 5:0 ndaj boksierit shqiptar Kristian Kaqurri në çerekfinale, duke siguruar kualifikimin në gjysmëfinale.
Kështu, Bajoku është vetëm një fitore larg sigurimit të medaljes evropiane, ndërsa në gjysmëfinale do të kërkojë një tjetër sukses për të vazhduar rrugëtimin drejt titullit.







