Protesta e paralajmëruar për sot në Prishtinë, në kundërshtim me vendimin dënues ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, pritet të sjellë pengesa të përkohshme në qarkullimin në disa pjesë të kryeqytetit.
Drejtoria e Mobilitetit ka njoftuar qytetarët se masat e përkohshme për menaxhimin e trafikut mund të ndikojnë edhe në qarkullimin e autobusëve që kalojnë në zonat ku zhvillohet protesta.
Për pasojë, udhëtarët mund të përballen me vonesa apo ndërprerje të përkohshme të linjave.
Sipas Komunës së Prishtinës, ekipet e Drejtorisë së Mobilitetit do ta monitorojnë situatën në terren dhe do të ndërmarrin masat e nevojshme për të mundësuar vazhdimin e shërbimit të transportit publik, në varësi të gjendjes së trafikut.








