Vdes një person në QKUK nga virusi i Nilit Perëndimor
Një person ka vdekur në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës(QKUK), si pasojë e virusit të Nilit Perëndimor, duke shënuar edhe rastin e parë të vdekjes nga ky virus.
Sipas njoftimit të QKUK-së pacienti ishte hospitalizuar më 10 shtator.
“është hospitalizuar në Klinikën Infektive më datë 10.09.2026, me diagnozën meningoencephalitis acuta, në gjendje të rëndë klinike.Para hospitalizimit, pacienti ishte trajtuar në mënyrë ambulatore për pesë ditë. Në ditën e hospitalizimit janë realizuar ekzaminimet e nevojshme diagnostike dhe është iniciuar menjëherë trajtimi konform gjendjes së tij klinike, si dhe janë realizuar konsultat përkatëse”, thuhet në njoftimin e QKUK-së.
Tutje theksohet se pas analizave për visusin e Nilit Perëndimor, rezultoi se ishte pozitiv.
“Në kuadër të ekzaminimeve laboratorike të kërkuara është realizuar edhe analiza RT-PCR për Virusin e Nilit Perëndimor (ËNV), e cila ka rezultuar pozitive.Gjendja shëndetësore e pacientit ka vazhduar të jetë tejet e rëndë, duke kërkuar trajtim intensiv. Gjatë kësaj periudhe janë ndërmarrë të gjitha masat dhe procedurat e nevojshme mjekësore, si dhe është vazhduar trajtimi medikamentoz konform gjendjes klinike’, thuhet me tej në një njoftim.







