Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës, Franco Foda, ka folur për tërheqjen e kapitenit Amir Rrahmani, duke thënë se mbrojtësi e ka informuar personalisht për vendimin e tij.
Foda ka deklaruar për “CANAL+” se situata në Kosovë është shumë emocionale, ndërsa ka konfirmuar se Rrahmani ia ka komunikuar atij vendimin për t’u larguar.
“Gjithçka është shumë emocionale në Kosovë. Fakti është se Amir Rrahmani ka dhënë dorëheqjen. Ai më informoi personalisht për këtë. Por të gjithë lojtarët që janë në formë dhe që do t’i ftoj do të jenë atje të hënën dhe do të përgatiten për ndeshjet së bashku me mua”, ka thënë Foda.
Ylli i Napolit, i cili është një prej figurave kryesore të dardanëve njoftoi tërheqjen e tij nga Kombëtarja derisa këta drejtues të Federatës së Futbollit të Kosovës do të jenë në krye të këtij institucioni.











