Pas aktgjykimit të Gjykatës Speciale në Hagë ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, kanë qenë të shumta reagimet nga Kosova dhe jashtë saj.
Në mesin e figurave publike që kanë reaguar është edhe këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Rita Ora.
Ajo ka ndarë në InstaStory një postim të faqes “Image of Kosovo”, ku shihet emblema e UÇK-së dhe mbishkrimi: “Duke luftuar për Kosovë, që e quajmë shtëpi sot”.

Reagimi i artistes vjen në ditën kur Gjykata Speciale në Hagë shpalli aktgjykimin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, katër prej figurave kryesore të UÇK-së gjatë luftës së viteve 1998–1999.
Sipas aktgjykimit, Hashim Thaçi dhe Jakup Krasniqi janë dënuar me nga 25 vjet burgim, Kadri Veseli me 18 vjet, ndërsa Rexhep Selimi me 13 vjet burgim.
Rita Ora, e cila vazhdimisht ka shprehur lidhjen e saj me Kosovën dhe prejardhjen shqiptare, kësaj radhe ka zgjedhur të reagojë përmes një fotografie që vendos në fokus emblemën e UÇK-së dhe luftën për Kosovën.
Rishpërndarja e saj është bërë në InstaStory, pa një deklaratë shtesë nga këngëtarja, duke iu bashkuar kështu reagimeve publike që kanë pasuar vendimin e shpallur sot në Hagë.











