Lidhja Demokratike e Kosovës ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Speciale në Hagë, në të cilin u dënuan ish-krerët e UÇK-së.
Në një reagim, LDK-ja tha se asnjë aktgjykim nuk mund ta zhbëjë të vërtetën historike të Kosovës.
“Asnjë aktgjykim, as ky i sotmi, nuk mund ta zhbëjë të vërtetën historike të luftës në Kosovë. Regjimi i Serbisë ushtroi gjenocid e krime kundër njerëzimit; zhvilloi një fushatë të egër terrori dhe spastrimi etnik në Kosovë; masakroi civilë të pafajshëm, vrau fëmijë, gra e të moshuar, ushtroi dhunë, dëboi me forcë popullsinë dhe dogji e shkatërroi fshatra e qytete të tëra. Këto krime ishin sistematike, pasojat e të cilave rëndojnë edhe sot mbi mijëra familje. Përballë kësaj egërsie, populli i Kosovës luftoi për mbijetesë dhe liri”, thuhet në reagimin e LDK-së.
Tutje, LDK-ja u bëri thirrje qytetarëve për qetësi dhe maturi.







