Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë kanë shpallur aktgjykimin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.
Trupi Gjykues ka konstatuar se të katër të akuzuarit janë penalisht përgjegjës për krime lufte që lidhen me ndalimin arbitrar të 385 personave, trajtimin mizor të 49 personave, torturën e 303 personave dhe vrasjen e paligjshme të 96 personave.
Në anën tjetër, Trupi Gjykues i ka shpallur të katër të akuzuarit të pafajshëm për krime kundër njerëzimit, pasi Prokurori i Specializuar nuk arriti të vërtetojë përtej dyshimit të arsyeshëm se ishte kryer një sulm i përhapur gjerësisht ose sistematik ndaj një popullate civile.
Po ashtu, sipas komunikatës së Gjykatës, të akuzuarit janë shpallur të pafajshëm lidhur me një numër incidentesh të tjera të akuzuara si krime lufte.
Trupi Gjykues shqiptoi këto dënime:
Hashim Thaçi – 25 vjet burgim
Jakup Krasniqi – 25 vjet burgim
Kadri Veseli – 18 vjet burgim
Rexhep Selimi – 13 vjet burgim
Në dënimet e shqiptuara do të llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim.
Aktgjykimi i plotë – KËTU







