Gjykata Speciale në Hagë ka konstatuar se Prokuroria e Specializuar nuk ka arritur të dëshmojë ekzistencën e një sulmi të përhapur kundër popullatës civile, si kusht për krime kundër njerëzimit.
Në këtë mënyrë, akuza për krime kundër njerëzimit ka rënë ndaj katër ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi.
Gjykata gjithashtu ka konstatuar se nuk ka pasur krime lufte pas 20 qershorit 1999.
“Lidhur me ekzistencën e një sulmi të përhapur kundër popullatës civile si kusht për krim kundër njerëzimit, Trupi Gjykues konstatoi se ZPS-ja nuk ka arritur të vërtetojë se ishte kryer ky sulm i përhapur gjerësisht kundër popullatës civile”, ka thënë kryetari i Trupit Gjykues, Charles Smith.




