Pak minuta para shpalljes së aktgjykimit në Hagë, vëllai i ish-presidentit Hashim Thaçi, Gani Thaçi ka deklaruar se familja vazhdon të ketë besim në luftën e pastër të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) dhe në drejtësi.
Ai tha se familjarët i kanë të gjithë në Hagë, ndërsa bëri të ditur se nëna e tyre po përballet me probleme shëndetësore dhe është e lodhur.
“Besimi në luftën e pastër të UÇK-së, besimi në Zotin edhe drejtësinë e drejtë. Të gjithë i kemi atje (në Hagë). Nëna është e lodhur”, ka thënë Thaçi.







