Ka mbetur rreth një orë deri te shpallja e vendimit ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë.
Në mesin e figurave politike që kanë folur para mediave është edhe deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj.
Hoxhaj duke hyrë në speciale, tha se pret që Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi të shpallen të pafajshëm.
“Ne presim sot që të shpallen të pafajshëm. Ata kanë qenë të pafajshëm dje, do të shpallen të pafajshëm sot, do jenë të pafajshëm përgjithmonë, në zemrën dhe mendjen e çdo qytetari të Kosovës. Jemi të bindur që i vetmi opsion, e vetmja alternativë, i vetmi vendim që duhet të sillet sot është shpallja e tyre të pafajshëm, lirimi i tyre dhe kthimi i tyre në Kosovë, pranë familjes dhe që të jetojnë të lirë e t’i kthehen vendit”, ka thënë Hoxha.







