TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Deda: Pavarësisht verdiktit në Hagë, nuk duhet të ketë destabilizim në Kosovë

by teve1
2 orë ago
1
A A
Deda: Pavarësisht verdiktit në Hagë, nuk duhet të ketë destabilizim në Kosovë

Konsulenti politik, Ilir Deda, ka bërë thirrje për qetësi dhe gjakftohtësi te qytetarët e Kosovës në prag të shpalljes së verdiktit për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë.

Deda ka thënë se dita e nesërme ka një rëndësi të veçantë për Kosovën, duke u bërë thirrje qytetarëve që të mos u besojnë spekulimeve lidhur me vendimin që pritet të merret nga Dhomat e Specializuara.

Në emisionin “Këndi i Debatit” në Tëvë1, ai ka theksuar se, pavarësisht rezultatit të procesit gjyqësor, nuk duhet të ketë tensione apo destabilizim në vend.

“Kisha apeluar te qytetarët e Kosovës që ta ruajnë gjakftohtësinë. Ne të gjithë shpresojmë dhe besojmë në një verdikt pozitiv. Nuk dihet cili është vendimi, ka shumë spekulime, por të mos u besojnë spekulimeve dhe të mos i dëgjojnë. Ta presim ditën e nesërme dhe të shohim çfarë po ndodhë, dhe të mos ketë kaq shumë shqetësim, sepse njerëzit janë të shqetësuar për vetë vendimin, çfarë do të thotë ai për Kosovën, por janë të shqetësuar edhe mos po ka ndonjë lloj destabilizimi tek ne brenda. Nuk ka nevojë të ketë destabilizim brenda Kosovës. Unë më shumë e kam këtë brengë që e kam parë te njerëzit këto dy ditë, që është për gjynah që nuk u është drejtuar askush për t’i qetësuar”, ka thënë ai.

Sipas Dedës, institucionet duhet t’u drejtohen qytetarëve për t’i qetësuar dhe për t’u dhënë siguri para verdiktit në Hagë.

“Do të duhej dikush nga institucionet e shtetit t’u drejtohej qytetarëve, që të qetësoheshin, sepse ky është një moment shumë i rëndësishëm. Dita e nesërme ka një peshë shumë të madhe për Kosovën. Unë besoj se, po të kisha qenë udhëheqës i shtetit, do t’u isha drejtuar njerëzve për t’i qetësuar dhe për t’u dhënë siguri se, pavarësisht pritjeve, besimit dhe shpresës për më të mirën, çfarëdo që mund të ndodhë, edhe nëse është diçka që nuk po e presim, ne do ta tejkalojmë dhe do të triumfojmë në fund. Pra, njerëzit duan të dinë se kanë mbështetje në shtet”, ka thënë ai.

Ndryshe, verdikti përfundimtar ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit pritet të shpallet nesër, më 16 shtator, nga ora 10:00, në objektin e Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë.

Ata akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, akuza për të cilat janë deklaruar të pafajshëm./teve1.info/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Gucati para verdiktit: Nuk ka fakte e argumente për dënimin e ish-krerëve të UÇK-së

Gucati para verdiktit: Nuk ka fakte e argumente për dënimin e ish-krerëve të UÇK-së

Muja merr masa për aflatoksinën, ndalohet për 30 ditë importi i disa produkteve nga Serbia

Muja merr masa për aflatoksinën, ndalohet për 30 ditë importi i disa produkteve nga Serbia

Çollaku: Nuk ka arsye për panik, situata në Kosovë është normale

Çollaku: Nuk ka arsye për panik, situata në Kosovë është normale

Kurti: Për Qeverinë e Kosovës, mbështetja për shqiptarët e Luginës mbetet zotim i vazhdueshëm

Emisioni “Info Nata” 15.09.2026

Emisioni “Info Nata” 15.09.2026

Protesta në Tiranë shënon ditën e 108-të

Protesta në Tiranë shënon ditën e 108-të

Muja merr masa për aflatoksinën, ndalohet për 30 ditë importi i disa produkteve nga Serbia

Muja merr masa për aflatoksinën, ndalohet për 30 ditë importi i disa produkteve nga Serbia

Çollaku: Nuk ka arsye për panik, situata në Kosovë është normale

Çollaku: Nuk ka arsye për panik, situata në Kosovë është normale

Kurti: Për Qeverinë e Kosovës, mbështetja për shqiptarët e Luginës mbetet zotim i vazhdueshëm

Kurti: Për Qeverinë e Kosovës, mbështetja për shqiptarët e Luginës mbetet zotim i vazhdueshëm

Gjykata Speciale rrëzon mocionin për akuzat ndaj Thaçit dhe të tjerëve

Aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së pritet të zgjasë dy orë – Gjykata Speciale jep detajet

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën