TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Tërheqja e Bekim Sejdiut – Vetëvendosje paralajmëron bisedime të reja me partitë politike për Presidentin

Bekim Sejdiu vendosi mbrëmë që ta tërheq kandidaturën e tij për President të Kosovës. Pas këtij zhvillimi, Lëvizja Vetëvendosje paralajmëron bisedime të reja me subjektet politike, në mënyrë që të tentohet shmangia e zgjedhjeve të reja.

by Lindrit Zejnullahu
56 minuta ago
0 0
A A

Bekim Sejdiun e përcolli fati i Feride Rushitit.

Kandidati për President, u tërhoq nga gara, pasi nuk arriti që të gjente mbështetjen e nevojshme në Kuvend.

Ndonëse u prezantua në një konferencë të përbashkët nga krerët e Vetëvendosjes dhe LDK-së, emri i Sejdiut nuk u përkrah nga gjashtë deputetë të Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Votë për të nuk pati as në PDK e LDK.

Këtë ndodhi, deputeti i Vetëvendosjes, Adnan Rrustemi, po e konsideron për keqardhje.

“Mbështetja e LVV-së ka qenë e plotë, prej të gjithë deputetëve të grupit parlamentar. Fatkeqësisht përkundër arritjes së një marrëveshjes mes LDK-së dhe LVV-së në një proces të ëvështirë të negociatave, gjashtë deputetë të LDK-së e pamundësuan atë, e prishën atë duke i humbur një shancë Kosovës edhe për të pasur një President konsensual, jashta partiak por në të njëjtën kohë të gjitha për ta tejkaluar këtë krizë që po e përcjellë Kosovën për muaj të tërë” , u shpreh deputeti i LVV-së, Adnan Rrustemi.

Kësisoj, Rrustemi thekson se do t’i intensifikojnë bisedimet me subjekte politike, për t’i evituar zgjedhjet e reja.

”Natyrisht do të vazhdojmë përpjekjet edhe në këtë afatin 60-ditor për të gjetur një zgjidhje, për t’i gjetur vendit një president dhe për t’i shmangur zgjedhjet eventuale të katërta brenda 18 muajsh, por për këtë duhet të ketë gatishmëri e vullnet edhe nga partitë tjera politike opozitare… Nuk kam informacione se a ka pasur komunikim me LDK-në pas tërheqjes së z.Sejdiu, megjithatë e kemi thënë edhe më parë që z.Kurti dhe z.Abdixhiku kanë komunikim të vazhdueshëm, në lidhje me këtë nuk e di por duhet përpiqur që të gjejmë një zgjidhje dhe t’i japim vendit president dhe stabilitet institucional” , tha tutje deputeti i LVV-së, Adnan Rrustemi.

Tërheqjen e Bekim Sejdiut nga kandidaturë, politologu Albinot Maloku, thotë se do ta thelloj krizën institucionale.

“Faktikisht neve jemi në një krizë institucionale prej pas momentit kur kemi pasë skadencë të rendit kushtetues, të afateve kushtetuese në vend dhe çdo gjë që ka rrjedhë më pastaj ka qenë thellim i krizës, edhe tentimi për të kamufluar emër në një rrafsh anti-kushtetues ka qenë thellim. Pra jemi në një thellim të kësaj krize institucionale dhe kushtetuese posaçërisht,  mirëpo kam përshtypjen se vetëm ka kalkulim për datën e zgjedhjeve”, u shpreh politologu, Albinot Maloku.

E për të gjetur një zgjidhje për dalje nga kriza, deputeti i PDK-së, Rrustem Mustafa, njoftoi se ka takuar kryeministrin Albin Kurti.

Megjithatë, iniciativa e Mustafës, të paktën deri tani nuk ka gjetur mbështetjen e partisë.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Gjykata Speciale rrëzon mocionin për akuzat ndaj Thaçit dhe të tjerëve

Aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së pritet të zgjasë dy orë – Gjykata Speciale jep detajet

​Orët vendimtare, qindra shqiptarë sonte nën qiell të hapur afër Gjykatës në Hagë

​Orët vendimtare, qindra shqiptarë sonte nën qiell të hapur afër Gjykatës në Hagë

Walker: Procesi në Hagë është më shumë politik sesa drejtësi

Walker: Procesi në Hagë është më shumë politik sesa drejtësi

Sali Berisha: Nesër kthehen kryelart, heronjtë e Kosovës

​Familja e ish-presidentit Thaçi në Hagë para vendimit

​Familja e ish-presidentit Thaçi në Hagë para vendimit

Foto nga Haga: Qindra shqiptarë me flamuj e simbole të UÇK-së presin verdiktin për ish-krerët e UÇK-së

Foto nga Haga: Qindra shqiptarë me flamuj e simbole të UÇK-së presin verdiktin për ish-krerët e UÇK-së

Kryeministri Kurti pret përfaqësuesit politikë të shqiptarëve të Luginës

Kryeministri Kurti pret përfaqësuesit politikë të shqiptarëve të Luginës

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën