Dy golat e parë të Edon Zhegrovës me Juventusin, kanë përmirësuar dukshëm situatën e tij te skuadra italiane.
Zhegrova në ndeshjen e fundit, të cilën Juventusi e humbi 3:2 në kampionat nga Sassuolo, realizoi dy gola dhe pati paraqitje fantastike.
Megjithatë, e ardhmja e tij te Juventusi nuk është plotësisht e sigurt dhe sipas mediumeve në Itali, Zhegrova ka gjasa të largohet nga klubi në afatin kalimtar të janarit.
E interesim për shërbimet e Zhegrovës, ka shfaqur skuadra tjetër nga Serie A, Atalanta që tashmë ka nisur sulmin për transferimin e tij.
Atalanta po synon huazimin e Zhegrovës me opsionin e blerjes në fund të sezonit dhe pritet së shpejti ta kontaktojë Juventusin në lidhje me këtë çështje.
Zhegrova iu bashkua Juventusit verën e shkuar nga Lille dhe ka kontratë me ekipin italian deri në verën e vitit 2030.









