TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Prishtina merr Presidencën e Rrjetit të Qyteteve të Ballkanit B40 për vitin 2027

by Tëvë1
1 orë ago
1
A A
Rama skeptik për marrëveshjen LVV-LDK: Uroj të mos jetë lojë e Kurtit, dyshoj se do të zgjidhet presidenti

Samiti B40 do të mbahet në Prishtinë në janar të vitit të ardhshëm, ndërsa Kryeqyteti do të udhëheqë rrjetin e qyteteve ballkanike gjatë vitit 2027. Prishtina do të marrë Presidencën e B40 Balkan Cities Network për vitin 2027, duke marrë kështu një tjetër përgjegjësi të rëndësishme në nivel rajonal dhe ndërkombëtar.

Kryeqyteti i Kosovës është ftuar zyrtarisht që të marrë drejtimin e rrjetit nga Kryetari i Zagrebit dhe Presidenti aktual i B40, Tomislav Tomašević. Në kuadër të kësaj përgjegjësie, Samiti B40 pritet të mbahet në Prishtinë në janar të vitit 2027.

Lajmi është bërë i ditur nga Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, i cili e ka cilësuar këtë zhvillim si një vlerësim për rolin në rritje të Kryeqytetit në rajon.

Sipas Ramës, Presidenca e B40 përbën një mundësi që Prishtina të shndërrohet në një platformë të rëndësishme për dialogun, bashkëpunimin dhe zhvillimin ndërmjet qyteteve të Ballkanit.

Në letrën zyrtare për mbështetjen e kandidaturës së Prishtinës, edhe Qyteti i Sarajevës ka shprehur përkrahjen për marrjen e Presidencës nga Kryeqyteti i Kosovës. Mbështetja është argumentuar me lidershipin e Prishtinës dhe orientimin e saj drejt gjithëpërfshirjes, partneritetit dhe vizionit evropian.

Marrja e Presidencës së B40 e vendos Prishtinën në një pozitë të rëndësishme për të koordinuar dhe promovuar bashkëpunimin ndërmjet qyteteve të rajonit gjatë vitit 2027.

“Prishtina nuk do të jetë vetëm pjesë e tavolinës së qyteteve të Ballkanit, do ta udhëheqë atë”, ka deklaruar Rama, duke e cilësuar këtë përgjegjësi si një mundësi të re për forcimin e rolit të Kryeqytetit në rajon.

Rrjeti B40 synon të forcojë bashkëpunimin ndërmjet qyteteve të Ballkanit përmes projekteve të përbashkëta, shkëmbimit të përvojave dhe krijimit të partneriteteve në fusha me interes të përbashkët.

Me Presidencën e vitit 2027, Prishtina pritet të ketë një rol qendror në këtë proces dhe të presë përfaqësuesit e qyteteve pjesëmarrëse në Samitin e ardhshëm B40./teve1.info/

Tags: 2027B40prishtinaRrjeti i Qyteteve te BallkanitTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

Vdes Flora Brovina

Vdes Flora Brovina

​Verdikti për Thaçin, Veselin, Krasniqin e Selimin, transmetohet me vetëm 10 minuta vonesë

​Verdikti për Thaçin, Veselin, Krasniqin e Selimin, transmetohet me vetëm 10 minuta vonesë

Gjykata Speciale del me njoftim për seancën e nesërme, kërkon që pjesëmarrësit të vijnë më herët

Gjykata Speciale del me njoftim për seancën e nesërme, kërkon që pjesëmarrësit të vijnë më herët

Konfiskohen afër gjysmë milion euro ari e argjend në Prizren

Dogana e Kosovës sqaron udhëtarët: Ja kufijtë e lirimit për pajisjet elektronik

Lëngu i shegës – Pse duhet të jetë në dietën tuaj?

Lëngu i shegës – Pse duhet të jetë në dietën tuaj?

Personat që ecin shpejt jetojnë më gjatë, sipas një studimi

Personat që ecin shpejt jetojnë më gjatë, sipas një studimi

Rama skeptik për marrëveshjen LVV-LDK: Uroj të mos jetë lojë e Kurtit, dyshoj se do të zgjidhet presidenti

Prishtina merr Presidencën e Rrjetit të Qyteteve të Ballkanit B40 për vitin 2027

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën