Drejtori i Global Crisis Group, Ilir Kulla, ishte i ftuar në emisionin “Matrix”, të moderuar nga Mehmet Kalisi në Tëvë1, ku u diskutua për situatën në Jemen dhe luftën për Bab El-Mandeb.
Para se të niste diskutimi për këto tema, Kulla tregoi dy dhurata të veçanta që i ka marrë nga presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump.
Kulla foli fillimisht për krevatin që kishte me vete, duke treguar se bëhet fjalë për një dhuratë të veçantë.
“Është një krevat me fjongon të presidentit Trump, ku këtu duket se është Shtëpia e Bardhë, edhe firma të cilën e vendos presidenti Trump. Kjo krevat është një dhuratë për mua, ekskluzive, e cila ishte dërguar nëpërmjet z. Zampoli. Edhe kjo është stema e Kupës së Kampionatit Botëror të Futbollit, që është bërë në Amerikë, që është prapë një dhuratë nga Trump. Të dyja i kam dhuratë nga presidenti Trump”, ka thënë Kulla.
Kulla nuk dha më shumë detaje rreth mënyrës së pranimit të këtyre dhuratave, ndërsa më pas diskutimi në emision vazhdoi me zhvillimet në Jemen dhe rëndësinë strategjike të ngushticës së Bab El-Mandeb./teve1.info/







