TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Pagë të 13-të e 14-të, sa janë të realizueshme premtimet e Kurtit?

Pagë mesatare deri në 1 mijë euro, pagë të 14-të për sektorin publik e të 13-të për sektorin privat, janë disa nga premtimet që kryeministri Kurti i bëri dje në foltoren e Kuvendnit të Kosovës. Por nga ekspertët e ekonomisë, këto po shihen më shumë si një përgatitje për fushatë zgjedhore.

by Doresa Geci
2 muaj ago
1 0
A A

Në fund të muajit mars, punëtorët e sektorit publik morën pagën e 13-të.

Por përveç saj, këta punonjës pritet që ta marrin edhe të 14-tën.

Kështu deklaroi të dielën, kryeministri Albin Kurti gjatë prezantimit të ekspozesë.

Madje ai kishte edhe një premtim për punëtorët e sektorit privat.

“Me rritjen ekonomike do të vazhdojë rritja e pagave në sektorin publik, ku paga mesatare, sipas pritjes së tanishme, do ta kalojë shumën prej 1 mijë euro në muaj. . Në këshillim me bizneset dhe punëtorët do të ndërmarrim nismën për pagën e trembëdhjetë në sektorin publik dhe privat, që do të vazhdojë edhe në vitet në vijim, me synimin që më pas të planifikohet edhe paga e katërmbëdhjetë”, ka thënë Kurti.

Por sa janë të realizueshme këto premtime të Kurtit?

“Nuk e di mënyrën e realizimit të kësaj pagës së 13-të me sektorin privat, marrëveshjet në çfarë mënyre. Ne kemi pasur disa kur qeveria së bashku me akterët bizneset, sindikatat që me vendos pagën minimale për me vendos një dialog social, kurse tash po afrohet që është në vullnetin e sektorit privat. Këto premtime dhe ky prononcim i kryeministrit është në këtë drejtim për të joshur për të dhënë votën në drejtimin e partisë së tij”, u shpreh profesori i ekonomisë, Fidan Qerimi.

Premtimi i Kurtit për pagë të 14-të për sektorin publik, sipas Sindikatës së Sektorit Privat po krijon një pabarazi ndërmjet punëtorëve.

Madje kryetari i kësaj Sindikate kërkon që edhe punëtorëve të sektorit privat t’u bëhet ndarja e pagës së 13-të nga buxheti i shtetit.

“Kryeministri kur dëshiron më nda diçka, ai duhet me nda prej buxhetit të vet jo prej buxhetit të kompanive sepse kompanitë aty ku e ndijnë dhe e shohin që kanë mundësi ato e bëjnë vetë dhe nuk ka nevojë më iu thënë kryeministri se nuk menaxhon kryeministri me buxhetin e kompanive”, tha kryetari i Sindikatës së Sektorit Privat, Jusuf Azemi.

Sipas Azemit, problematikë vazhdon të jetë moszbatimi i pagës minimale, ku në shumë institucione publike punëtorët paguhen më pak se 500 euro.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Dënimi i dytë i Thaçit dhe rreziku i përplasjeve të reja në Kosovë

Dënimi i dytë i Thaçit dhe rreziku i përplasjeve të reja në Kosovë

Dita Ndërkombëtare e të Drejtave të Fëmijëve

Dita Ndërkombëtare e të Drejtave të Fëmijëve

Sot i jepet lamtumira dy të rinjve nga Rahoveci që vdiqën tragjikisht në Gjermani

Sot i jepet lamtumira dy të rinjve nga Rahoveci që vdiqën tragjikisht në Gjermani

Vazhdon seanca e rigjykimit të Endrit Nikës, i akuzuar për vrasjen e shtetases argjentinase Maria Clara Urdangaray

KEDS ndërpret energjinë elektrike në Ferizaj me kërkesë të Policisë

KEDS ndërpret energjinë elektrike në Ferizaj me kërkesë të Policisë

Vrasja e Arlinda Zekajt, Komisioni Hetimor interviston sot 3 zyrtarë institucionalë

Vrasja e Arlinda Zekajt, Komisioni Hetimor interviston sot 3 zyrtarë institucionalë

Erërat e fuqishme godasin Kosovën, një person i lënduar dhe dëme të shumta materiale në disa qytete

Erërat e fuqishme godasin Kosovën, një person i lënduar dhe dëme të shumta materiale në disa qytete

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën