TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Kosova me Kuvend e Qeveri, analistët: Lajm i mirë para 16 shtatorit, PDK-ja bëri mirë me Kushtetuesen

by teve1
55 minuta ago
1
A A
Kosova me Kuvend e Qeveri, analistët: Lajm i mirë para 16 shtatorit, PDK-ja bëri mirë me Kushtetuesen

Konstituimi i Kuvendit të Kosovës dhe formimi i Qeverisë së re të dielën, më 13 shtator, janë vlerësuar si lajm i mirë nga analistët në emisionin “Ditari” në Tëvë1.

Profesori Artan Nimani ka thënë se aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese përcakton se, nëse ekziston kuorumi i nevojshëm, Kryesia e Kuvendit mund të konsiderohet e konstituuar.

Ndërkohë, vendimin e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), e cila të hënën i është drejtuar Gjykatës Kushtetuese me kërkesë për vendosjen e një mase të përkohshme ndaj Kuvendit të ri, derisa të shqyrtohet nëse konstituimi i tij është bërë në përputhje me Kushtetutën, Nimani e ka cilësuar si të duhur.

Kuvendi i Kosovës u konstituua të dielën pa zgjedhjen e nënkryetarit të dytë, post që i takon PDK-së.

Deputetët e kësaj partie nuk morën pjesë në seancë, duke e akuzuar pushtetin për shkelje të procedurave gjatë procesit të konstituimit.

“Në plan të parë, mendoj se është bërë një hap i mirë, sepse këtë konstituim e ka kërkuar edhe vetë PDK-ja çdo ditë. Aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese e ka përcaktuar se, nëse ka kuorum, Kryesia e Kuvendit mund të konsiderohet e konstituuar. Pastaj, nëse ka shkelje apo probleme rreth afateve kohore për konstituimin e Kuvendit, po ashtu ka bërë mirë PDK-ja që e ka dërguar lëndën në Gjykatën Kushtetuese”, ka deklaruar Nimani.

Sipas tij, çështjet institucionale duhet të zgjidhen përmes institucioneve përkatëse dhe aktgjykimet e Gjykatës Kushtetuese duhet të respektohen.

“Ne duhet të mësojmë njëherë e përgjithmonë që t’i respektojmë institucionet dhe të mos e luajmë rolin që e ka luajtur qeveria deri tash, që të mos i njohë aktgjykimet e Gjykatës Kushtetuese, por t’i njohë rezultatet të cilat i kanë prodhuar këto institucione”, është shprehur ai.

Nimani ka theksuar se tashmë çështja është në duart e Gjykatës Kushtetuese, e cila, sipas tij, mund të vendosë për pezullimin e procesit apo të ndërmarrë masa nëse konstaton se ka pasur shkelje.

Ai ka përmendur edhe dy interpretimet lidhur me afatin për konstituimin e Kuvendit: atë të opozitës, sipas së cilës Kuvendi duhet të konstituohet brenda 30 ditësh nga certifikimi i rezultateve të zgjedhjeve, dhe interpretimin e Lëvizjes Vetëvendosje, sipas të cilit afati prej 30 ditësh llogaritet nga fillimi i procesit.

“Unë mendoj se është dashur dhe do të duhej që Kosova gjithsesi ta ketë të konstituuar Kuvendin, për shkak të 16 shtatorit”, ka deklaruar Nimani.

Edhe analisti Burim Korqa e ka vlerësuar si lajm të mirë konstituimin e Kuvendit dhe formimin e Qeverisë së re.

“Është një lajm i mirë konstituimi i Kuvendit, e në veçanti kur jemi para një vendimi shumë të rëndësishëm të Gjykatës së Hagës, i cili është peshë shumë e madhe për shtetin dhe popullin e Kosovës”, ka thënë Korqa.

Sipas tij, formimi i Qeverisë është i rëndësishëm në mënyrë që institucionet e Kosovës të mund të reagojnë zyrtarisht, pavarësisht se cili do të jetë vendimi i 16 shtatorit.

“Është mirë që edhe Qeveria e Kosovës është formuar, në mënyrë që, çfarëdo që të jetë vendimi i 16 shtatorit, ata të reagojnë edhe në aspektin zyrtar”, ka deklaruar Korqa.

Edhe Korqa e ka konsideruar të drejtë vendimin e PDK-së për t’iu drejtuar Gjykatës Kushtetuese.

“PDK-ja do të duhej ta bënte këtë, për shkak se që nga fillimi, kur nuk është konstituuar Kuvendi më 6 apo 7 gusht, ata kanë thënë se është shkelur Kushtetuta. Prandaj, mendoj se do të duhej që menjëherë ta dërgonin në Gjykatën Kushtetuese”, ka thënë ai.

Megjithatë, Korqa ka vlerësuar se edhe PDK-ja, sikurse partitë e tjera, mund të ketë kalkuluar politikisht, duke marrë parasysh zhvillimet dhe datën 16 shtator.

“Megjithatë, është lajm shumë i mirë që tani i kemi institucionet. Se a janë të ligjshme dhe a është shkelur Kushtetuta apo jo, atë do ta thotë Gjykata Kushtetuese”, ka përfunduar Korqa.

Ndryshe, Kuvendi i Kosovës u shpall i konstituuar të dielën paradite, pasi u zgjodhën nënkryetarët nga radhët e LDK-së dhe komuniteteve pakicë.

Kryetarja dhe nënkryetari i parë nga LVV-ja ishin zgjedhur në seanca të mëparshme të të mërkurën dhe premten, përkatësisht.

PDK-ja nuk mori pjesë në seancë dhe paraprakisht e kishte tërhequr kandidaturën e Vlora Çitakut për nënkryetare, kur LVV-ja nuk ia kishte votuar në seancën e të premtes.

LVV kishte thënë të shtunën vonë se do ta votonte Çitakun. Por, PDK nuk pranoi të merrte pjesë.

Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, tha se Kuvendi “nuk mund të mbetet peng i askujt, i asnjë subjekti politik”, dhe e vazhdoi procesin.

Kandidati i LDK-së për nënkryetar, Kujtim Shala, u zgjodh me 75 vota.

Pas tetë kandidaturave të dështuara nga Lista Serbe, u zgjodh edhe deputetja serbe Tanja Vujoviq. Ajo mori votat e LVV-së dhe të disa deputetëve të LDK-së.

Nga komunitetet joserbe u zgjodh deputetja boshnjake Emilija Rexhepi.

Pas votimit të nënkryetarëve, Haxhiu deklaroi se Kuvendi “konsiderohet i konstituuar”.

Në një vendim të mëhershëm, Gjykata Kushtetuese kishte lënë të hapur mundësinë që Kuvendi, në rrethana të caktuara, të funksionojë edhe pa një nga anëtarët e Kryesisë, nëse zgjedhja e tij pamundësohet dhe Kryesia ka kuorum për vendimmarrje.

Si një rrethanë e tillë ishte përmendur rasti kur një deputet ose grup parlamentar që ka të drejtë të propozojë anëtar të kryesisë nuk e ushtron këtë të drejtë ose e pengon procesin./teve1.info/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Gjykata Kushtetuese reagon pas kërkesës së Osmanit për tërheqje të lëndës

Bllokada institucionale, Kushtetuesja para një vendimi kyç për konstituimin e Kuvendit

Pse e lëshoi paralajmërimin për demonstrata ambasada amerikane?

Pse e lëshoi paralajmërimin për demonstrata ambasada amerikane?

“Liria ka emër” zhvendos aktivitetet në Hagë, organizon “Natën e Pritjes”

“Liria ka emër” zhvendos aktivitetet në Hagë, organizon “Natën e Pritjes”

Hamza takohet me ambasadorin e BE-së, diskutojnë integrimin dhe reformat

Hamza takohet me ambasadorin e BE-së, diskutojnë integrimin dhe reformat

Gjykata Kushtetuese reagon pas kërkesës së Osmanit për tërheqje të lëndës

Bllokada institucionale, Kushtetuesja para një vendimi kyç për konstituimin e Kuvendit

Pse e lëshoi paralajmërimin për demonstrata ambasada amerikane?

Pse e lëshoi paralajmërimin për demonstrata ambasada amerikane?

“Liria ka emër” zhvendos aktivitetet në Hagë, organizon “Natën e Pritjes”

“Liria ka emër” zhvendos aktivitetet në Hagë, organizon “Natën e Pritjes”

Hamza takohet me ambasadorin e BE-së, diskutojnë integrimin dhe reformat

Hamza takohet me ambasadorin e BE-së, diskutojnë integrimin dhe reformat

Trump padit BBC-në për 10 miliardë dollarë, BBC premton të mbrohet nga akuzat

Trump thotë se Ukraina dhe Rusia kanë rënë dakord të mos sulmojnë objektivat energjetike

Bekim Sejdiu tërhiqet nga kandidatura për president të Kosovës

Bekim Sejdiu tërhiqet nga kandidatura për president të Kosovës

Danimarka dërgon paisje dhe trupa të avancuar në Grenlandë mes kërcënimeve për pushtim

12 vende evropiane i kërkojnë BE-së të rrisë praninë në Arktik mes kërcënimeve në rritje

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën