Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza gjatë fjalimit në “Marshin për Liri” në Prishtinë, ka kërkuar drejtësi në procesin gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë.
Hamza tha se Kosova po pret vendimin që pritet të shpallet më 16 shtator, duke theksuar se ai do të ketë jehonë edhe në Kosovë.
“Një vendim i drejtë e forcon drejtësinë, por një vendim i padrejtë e shkatërron atë. Vendimi i padrejtë mbi të gjitha është dënim për Kosovën. Dhe padrejtësinë nuk e pranojmë!”, tha Hamza.
Ai theksoi se UÇK-ja, sipas tij, ishte rezultat i represionit dhe luftës për liri, ndërsa kërkoi që historia e Kosovës të mos rishkruhet.
“Kur preket UÇK-ja, ne ringrihemi! Si sot, si kurdo që kërkon nevoja!”, deklaroi kryetari i PDK-së.







