Një supergol nga largësia, tri pikë dhe në mesin e skuadrave të para në tabelë, si dhe humbja e parë për Malishevën, ishin të veçantat e së enjtes mbrëma në Klinë.
Dukagjini e mposhti Malishevën, para shikuesve të vet, dhë së bashku me Prishtinë, udhëheqin Superligën, deri më tani pa humbje, pas pesë xhirove të luajtura.
Mërgim Pefqeli ishte lojtari i ndeshjes, me një supergol nga largësia, në fitoren prej 2:0, që e bëri atë edhe futbollistin më të mirë të javës, të zgjedhur nga
Federata e Futbollit e Kosovës.
Çmimi tradicional “Ylli i Javës”, me plot meritë i takoi futbollistit të Dukagjinit, i cili përveç golit dha kontribut të rëndësishëm në lojën e skuadrës së tij gjatë minutave sa ishte në fushë, duke ndihmuar KF Dukagjinin drejt fitores së rëndësishme ndaj Malishevës (2:0).
“E kemi analizuar shumë mirë Malishevën kur dihet se është një pretendent goxha i fortë sivjet për titullin kampion.
Kemi lojtarë të ri, do të komponohemi sa më shpejt dhe synojmë që në këtë edicion të dalim në Evropë, përmes Kupës apo edhe renditjes”, ka thënë ai në prononcimin për FFK-në.
Sipas sulmuesit, Superliga sivjet është shumë e fortë, të gjitha ekipet janë janë të barabarta, ka shumë pak diferencë brenda lojës, dhe nuk do të dihet kush do të jetë kampion deri në fund.
Golin ai thotë se ia kushton vajzës së tij që gëzohet shumë sa herë që shënon gola.




