Dy xhudistet e Kosovës, Flaka Loxha dhe Fatjona Kasapi janë eliminuar në start të garës së madhe të xhudos, Grand Slami në Budapest të Hungarisë.
Kosova në këtë garë po përfaqësohet me pesë xhudistë, derisa të parat që garuan të premten ishin Loxha e Kasapi.
Xhudistja kosovare Fatjona Kasapi u eliminua qysh në raundin e parë në kategorinë deri në 52 kilogramë.
Në përballjen me italianen, Kenya Perna, Kasapi pësoi humbje, duke e përfunduar shumë shpejt eksperiencën e saj në këtë garë.
Edhe Flaka Loxha e ka mbyllur shumë herët aventurën e saj në Grand Slamin e xhudos në Budapest.
Në kategorinë deri në 52 kilogramë, Loxha u mposht në rundin e parë nga xhudistja japoneze, Haruka Funakubo.
Të shtunën për ekipin e Kosovës do të garojnë edhe Laura Fazliu, Akil Gjakova dhe Dardan Cena.
Ekipin e Kosovës, në garën e madhe të Budapestit, po e udhëheq Kryemjeshtri Driton Kuka dhe trajnerja Majlinda Kelmendi.










