TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Kuvendi ende i pakonstituuar – juristët kërkojnë përgjegjësi: Kushtetuesja e ka thënë qartë

Ndonëse Kuvendi i Kosovës ende nuk është konstituuar, juristët vlerësojnë se aktgjykimi i Kushtetueses ka qenë i qartë sa i përket kësaj çështje,duke konsideruar se ka shkelje. Kësisoj, sipas tyre, nuk ka bazë që sërish të kërkohet interpretim.

by Lindrit Zejnullahu
9 minuta ago
0 0
A A

Më 8 korrik u certifikuan rezultatet e zgjedhjeve të 7 qershorit.

Ani pse aktgjykimi i Kushtetueses përcaktonte se brenda 30 ditësh duhet konstituuar Kuvendi, kjo nuk ndodhi.

E tek pas 60 ditësh, të mërkurën e 9 shtatorit, kryeparlamentare u zgjodh Albulena Haxhiu.

Mirëpo pa zgjedhjen e nënkryetarëve, Kuvendi ende nuk vlerësohet i konstituuar.

Vonesat në konstituim konsiderohet se nuk kanë nevojë për interpretim nga Kushtetuesja.

Kjo pasi sipas avokatit Hasan Shala, ky institucion tashmë ka qartësuar se është shkelje.

“Edhe nëse çohet rasti në Gjykatë Kushtetuese unë besoj se ajo nuk do të japë përgjigje për shkak se kjo çështje është e gjykuar dhe nuk ka se çka me interpretu aty përveç se me përcaktu atë vendim që e ka nxjerrë ma përpara”, u shpreh avokati, Hasan Shala.

Edhe juristi, Alban Arifi thekson se në aktgjykimet e saj, Gjykata ka qenë e qartë.

“Kushtetuta e Republikës së Kosovës e parasheh qartë afatet të cilat duhet të respektohen në rastin e konstituimit të Kuvendit, atëherë unë besoj dhe jam i bindur se edhe deputetët të cilët janë në parlamentin e Republikës së Kosovës të cilët e kanë të kajrtë lidhur me afatet dhe procedurat sa i përket konstituimit të Kuvendit”, tha avokati tjetër, Alban Arifi.

Por që sipas tij, në aktgjykimet e Kushtetueses ka disa paqartësi.

“Sa i përket pasojave të cilat nuk parasheh Gjykata Kushtetuese lidhur me aktgjykimet se çka ndodhë pas afatit 30-ditor, edhe pse është dashur që dje Kuvendi i Kosovës të ishte i konstituuar. Prandaj në mungesë të pasojave, mospërgjegjësisë së deputetëve të zgjedhur në Parlamentin e Kosovës, jemi në situatën të cilën gjendemi tani pa konstituim të Kuvendit”, deklaroj tutje avokati, Alban Arifi.

Gjatë ditës, nga Kushtetuesja kanë thënë për tëvë1 se deri më tani nuk kanë pranuar ndonjë kërkesë për ta interpretuar respektimin apo jo të afateve.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Shfuqizohet vendimi për qarkullimin e mjeteve të rënda në rrugët e Kosovës

Shfuqizohet vendimi për qarkullimin e mjeteve të rënda në rrugët e Kosovës

Vetëvendosje s’ka vota për Çitakun e Shalën, njohësi: Praktikë e re që po e vështirëson konstituimin e Kuvendit

Vetëvendosje s’ka vota për Çitakun e Shalën, njohësi: Praktikë e re që po e vështirëson konstituimin e Kuvendit

Punëtorët teknik në disa shkolla paguhen nën pagë minimale, vetëm 390 euro

Punëtorët teknik në disa shkolla paguhen nën pagë minimale, vetëm 390 euro

Thirrje e madhe nga “Liria ka Emër”: Diaspora të bashkohet në Hagë më 15 dhe 16 shtator

18-vjetori i Pavarësisë, Kuvendi mblidhet nesër për seancë solemne

Kuvendi ende i pakonstituuar – juristët kërkojnë përgjegjësi: Kushtetuesja e ka thënë qartë

Vetëvendosje s’ka vota për Çitakun e Shalën, njohësi: Praktikë e re që po e vështirëson konstituimin e Kuvendit

Vetëvendosje s’ka vota për Çitakun e Shalën, njohësi: Praktikë e re që po e vështirëson konstituimin e Kuvendit

Punëtorët teknik në disa shkolla paguhen nën pagë minimale, vetëm 390 euro

Punëtorët teknik në disa shkolla paguhen nën pagë minimale, vetëm 390 euro

Thirrje e madhe nga “Liria ka Emër”: Diaspora të bashkohet në Hagë më 15 dhe 16 shtator

Thirrje e madhe nga “Liria ka Emër”: Diaspora të bashkohet në Hagë më 15 dhe 16 shtator

Mbrojtja e quan ‘marrëzi ligjore’ dosjen e prokurorisë ndaj Hashim Thaçit

Mbrojtja e quan ‘marrëzi ligjore’ dosjen e prokurorisë ndaj Hashim Thaçit

Sulmet iraniane dëmtuan avionët amerikanë në bazën në Jordani, thotë zyrtari amerikan

Sulmet iraniane dëmtuan avionët amerikanë në bazën në Jordani, thotë zyrtari amerikan

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën