Mbrojtja e Hashim Thaçit, e përfaqësuar nga avokatja Sophie Menegon, ka kërkuar nga trupi gjykues që vendimi ndaj Thaçit të bazohet në prova dhe jo në spekulime.
Gjatë fjalës së saj, Menegon ka kundërshtuar kërkesën e Prokurorisë për dënimin e Thaçit me gjashtë vjet burgim, duke argumentuar se bisedat e zhvilluara në qendrën e paraburgimit nuk kanë pasur ndikim real jashtë saj.
“Prokuroria iu kërkon juve që të dërgoni në burg z. Thaçi për 6 vjet për biseda që janë bërë në qendrën e paraburgimit, të cilat nuk kanë pasur asnjë ndikim në botën reale. Ne kërkojmë që vendimi juaj të bazohet në prova dhe jo në spekulime, dhe që vendimi të jetë lirimi nga të gjitha akuzat”, ka deklaruar Menegon.
Mbrojtja ka kërkuar kështu që Thaçi të shpallet i pafajshëm për të gjithë akuzat./teve1.info/









