TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Jakupi: Kosova drejt zgjedhjeve, ngjarjet e sotme lojë për shtyrjen e afatit deri në dhjetor

by teve1
2 muaj ago
1
A A
Jakupi: Kosova drejt zgjedhjeve, ngjarjet e sotme lojë për shtyrjen e afatit deri në dhjetor

Njohësi i çështjeve politike, Shkëlqim Jakupi, ka vlerësuar se Kosova është duke shkuar drejt zgjedhjeve të parakohshme.

Duke komentuar zhvillimet në seancën e sotme konstituive të Kuvendit, përfshirë mosmarrëveshjet rreth zgjedhjes së nënkryetarëve dhe përplasjen mes Haxhiut dhe Simiqit, Jakupi ka thënë se situata e krijuar mund të jetë pjesë e një strategjie për shtyrjen e zgjedhjeve deri në muajin dhjetor.

Sipas tij, zhvillimet e fundit në Kuvend po shoqërohen me veprime që ai i konsideron si shkelje kushtetuese.

“Sot nuk ka qenë tërësisht e pritur moskonstituimi i Kuvendit të Kosovës, megjithëse tashmë dihet se vendi do të shkojë në zgjedhje të parakohshme, për këtë apo atë arsye. Unë po besoj se arsyeja kryesore do të jetë moszgjedhja e presidentit të Kosovës.Veprimet tanimë antikushtetuese që po bëhen brenda tempullit juridik e politik në Kosovë, siç është Kuvendi i Kosovës, vetëm vazhdojnë me shkelje të tjera kushtetuese. Për mendimin tim, është një lojë apo veprim për të shtyrë afatin e zgjedhjeve për muajin dhjetor të këtij viti, kur edhe pritet të vijnë sa më shumë votues apo përkrahës nga diaspora të Lëvizjes Vetëvendosje, ashtu siç ka ndodhur edhe në zgjedhjet e kaluara”, ka deklaruar Jakupi në emisionin “Ditari” në Tëvë1.

Ndryshe, me 62 vota, Albulena Haxhiu e Lëvizjes Vetëvendosje u rizgjodh kryetare e Kuvendit të Kosovës, por procesi i konstituimit mbeti i bllokuar te zgjedhja e pesë nënkryetarëve.

Partitë nuk arritën marrëveshje nëse nënkryetarët duhet të votohen veç e veç apo në pako.

Përplasjet u thelluan edhe pas propozimit të Listës Serbe, ndërsa Haxhiu kërkoi të ndryshohej formulimi “në emër të popullit serb”.

Seanca u shty për të premten, ndërsa Aleanca e bojkotoi atë, duke akuzuar LVV-në për shkelje të afateve kushtetuese./teve1.info/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Kryediplomati i Shqipërisë, Ferit Hoxha, thirrje shqiptarëve të Luginës së Preshevës: Merrni pjesë në votime, zëri juaj ka peshë

Kryediplomati i Shqipërisë, Ferit Hoxha, thirrje shqiptarëve të Luginës së Preshevës: Merrni pjesë në votime, zëri juaj ka peshë

Ora dimërore ka filluar, është zhvendosur një orë prapa

Ora dimërore ka filluar, është zhvendosur një orë prapa

Deri në 90 minuta pritje në pikën kufitare në Jarinjë, raportohet për kolona

Deri në 90 minuta pritje në pikën kufitare në Jarinjë, raportohet për kolona

Rama publikon videon, përsërit ftesën për dialog

Sonte zhvillohet “El Clasico”

Dy gra alivanosën në qendrën ku po votojnë serbët nga Kosova në Rashkë

Dy gra alivanosën në qendrën ku po votojnë serbët nga Kosova në Rashkë

Lëndimi i 28-vjeçarit në protestë nën hetim, pezullohet një efektiv i “Shqiponjave” në Tiranë

Lëndimi i 28-vjeçarit në protestë nën hetim, pezullohet një efektiv i “Shqiponjave” në Tiranë

Rama publikon videon, përsërit ftesën për dialog

Rama publikon videon, përsërit ftesën për dialog

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën