TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

“Kjo nuk është lamtumirë”, Sresi paralajmëron për një tërheqje nga muzika

by Tëvë1
2 muaj ago
1
A A
“Kjo nuk është lamtumirë”, Sresi paralajmëron për një tërheqje nga muzika

Një kapitull i ri duket se po nis në karrierën e Stresit. Reperi shqiptar ka bërë të ditur përmes një postimi në Instagram se disa prej këngëve të tij, të cilat prej kohësh nuk kanë mundur të publikohen për shkak të çështjeve teknike dhe procedurave kontraktuale me YouTube, më në fund do të jenë të disponueshme për fansat.

Këngët pritet të publikohen në orën 19:00, ndërsa lajmi është shoqëruar edhe me një tjetër njoftim që ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve të tij.

Menjëherë pas publikimit të këtyre projekteve, Stresi ka paralajmëruar se do të marrë një pauzë të përkohshme nga muzika.

Megjithatë, reperi ka bërë të qartë se kjo nuk nënkupton largimin e tij përfundimtar nga skena muzikore, por një periudhë gjatë së cilës dëshiron t’i përkushtohet projekteve të tjera profesionale.

“Kam kaluar shumë gjëra në këtë rrugë. Kam rënë, jam ngritur, kam humbur njerëz, kam fituar njerëz… por një gjë nuk ka ndryshuar kurrë: respekti dhe dashuria për ata që më kanë qëndruar pranë”, u shpreh Stresi.

Në mesazhin e tij, artisti iu drejtua të gjithë atyre që kanë qenë pjesë e rrugëtimit të tij ndër vite – nga fansat dhe mbështetësit, te kolegët dhe madje edhe kritikët. Sipas tij, secili prej tyre ka lënë gjurmën e vet në karrierën e tij.

“Më në fund janë aty ku duhet të jenë, te ju”, shkroi ai, duke iu referuar këngëve që kanë qëndruar të bllokuara për një kohë të gjatë.

Por ajo që ka ngjallur më shumë kureshtje është paralajmërimi për pauzën nga muzika dhe projektet që reperi mund të ketë ndërmend të realizojë gjatë kësaj periudhe.

“Kjo nuk është lamtumirë. Thjesht po marr pak kohë për të ndërtuar diçka tjetër. Do të shihemi shumë shpejt”, përfundoi Stresi.

Tashmë mbetet të shihet se cilat janë planet e reja profesionale të reperit dhe në çfarë forme do të rikthehet ai në skenën muzikore pas kësaj pauze.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Madonna rikthehet në Coachella pas 21 vitesh, por performanca e saj nuk do të jetë në skenën kryesore

Madonna rikthehet në Coachella pas 21 vitesh, por performanca e saj nuk do të jetë në skenën kryesore

Dua Lipa në krye të Coachella 2027, thyen një rekord historik

Dua Lipa në krye të Coachella 2027, thyen një rekord historik

Bebe Rexha arrin sukses të ri me “New Religion”

Bebe Rexha arrin sukses të ri me “New Religion”

Parashqevi Simaku rishfaqet pas disa muajsh. Ka një mesazh për shqiptarët

Parashqevi Simaku rishfaqet pas disa muajsh. Ka një mesazh për shqiptarët

Alaska bëhet me guvernatorin më të ri në histori

Alaska bëhet me guvernatorin më të ri në histori

​Punëtorët e KEK-ut paralajmërojnë protesta të reja më 19 nëntor

​Punëtorët e KEK-ut paralajmërojnë protesta të reja më 19 nëntor

Pas Brodit, dyshime për mbetje mortore edhe në Fushë-Kosovë

Pas Brodit, dyshime për mbetje mortore edhe në Fushë-Kosovë

Portugalia turpërohet në ndeshjen e parë pas pensionimit të Ronaldos

Portugalia turpërohet në ndeshjen e parë pas pensionimit të Ronaldos

Austria fiton ndaj Irlandës, Kosovës i mjafton një barazim në Dublin për të siguruar vendin e dytë

Austria fiton ndaj Irlandës, Kosovës i mjafton një barazim në Dublin për të siguruar vendin e dytë

Komandanti i KFOR-it shkon në Beograd, takohet me shefin e ushtrisë serbe

Komandanti i KFOR-it shkon në Beograd, takohet me shefin e ushtrisë serbe

Kosova U-19 mundet edhe nga Skocia

Kosova U-19 mundet edhe nga Skocia

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën