TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

“Mandatet e deputetëve janë djegur”-Arifi akuzon VV-në për shkelje të Kushtetutës

by teve1
2 orë ago
1
A A
“Mandatet e deputetëve janë djegur”-Arifi akuzon VV-në për shkelje të Kushtetutës

Avni Arifi nga Aleanca ka deklaruar se, sipas vlerësimit të kësaj partie, mandatet e deputetëve të legjislaturës së 11-të të Kuvendit të Kosovës janë “djegur”, për shkak të shkeljeve të pretenduara të Kushtetutës gjatë procesit të konstituimit të Kuvendit.

Në emisionin “Këndi i Debatit” në Tëvë1, Arifi ka thënë se seanca konstituive është dashur të mbahej brenda afateve të përcaktuara kushtetuese dhe se, sipas tij, mosrespektimi i këtyre afateve përbën shkelje të Kushtetutës.

“Qytetari i Kosovës duhet me e ditë që mandatet e deputetëve janë djegur. Kushtetuta nuk është diçka që e përdor kur të vyn, e as kur ta merr mendja ty që është mirë me e respektu. Kushtetuta është gjithçka e një shteti sovran”, ka deklaruar Arifi.

Sipas tij, shkelja e parë ka ndodhur për shkak të mosmbajtjes së seancës brenda afatit të përcaktuar, ndërsa si shkelje të dytë ai e konsideroi shtyrjen e mëtejshme të seancës.

“Është e qartë se ne u dashtë me u thirr seanca dhe me u kry më 6 gusht. Ajo ishte shkelja e parë e Kushtetutës, edhe si rezultat i interpretimit të tyre, sepse është shumë e qartë që është dashtë 30 ditë pas certifikimit të rezultateve. Shkelja e dytë, nuk e bëri më 6 shtator, por e shtyjti edhe disa ditë, pra më 9 shtator. Do të thotë, u bë një mospërfillje totale edhe e Kushtetutës, edhe e qytetarëve të Kosovës, sepse kur nuk e respekton Kushtetutën dhe as nuk të vjen turp, dhe as nuk ke konsideratë, nuk është fyerje vetëm për deputetët, por edhe për çdo qytetar të Kosovës”, ka shtuar ai.

Arifi ka theksuar se pikërisht ky qëndrim ka ndikuar në vendimin e Aleancës për të mos marrë pjesë në seancën e ardhshme konstituive.

“Me kalu nesër sikur nuk ndodh asgjë, po më duket që do të ishte një mesazh shumë i gabuar. Aleanca, me fuqinë parlamentare që e ka, është një akt i shprehjes së konsideratës për moslegjitimimin e vendimeve të tilla, por njëkohësisht është edhe një akt simbolik, sepse fuqinë parlamentare që e ka Aleanca nuk e bllokon seancën e nesërme”, ka shtuar Arifi.

I pyetur se çfarë veprimesh do të ndërmerrte Aleanca nëse do të kishte më shumë fuqi parlamentare, Arifi tha se reagimi do të ishte më i fuqishëm.

“Nuk mund të flas në situatë hipotetike, por gjithsesi, sikur Aleanca ta kishte fuqinë më të madhe parlamentare, edhe veprimet, natyrisht, do të ishin shumë më të fuqishme”, ka përfunduar Arifi.

Ndryshe, pas përfundimit të mbledhjes së Kryesisë, kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka deklaruar se janë dakorduar që të mos marrin pjesë në vazhdimin e seancës konstituive që pritet të mbahet nesër, ku në rend dite është zgjedhja e kryetarit dhe nënkryetarëve të Kuvendit. Ka paralajmëruar se këtë çështje do ta dërgojë edhe në Gjykatën Kushtetuese.

Gjini ka thënë se vendimi është marrë nga shumica dërrmuese e deputetëve dhe anëtarëve të Kryesisë së Aleancës, pasi, sipas tij, nuk duan të legjitimojnë shkeljen e Kushtetutës.

“Dua me ju treguar që sot Aleanca ka konfirmuar vullnetin e shumicës dërrmuese të deputetëve, të anëtarëve të kryesisë që nesër mos me marrë pjesë edhe mos me e legjitimuar shkeljen e vazhdueshme dhe brutale të Kushtetutës së Kosovës nga partia që ka fituar zgjedhjet, e cila ka dalë”, tha ai./teve1.info/

ShareTweet

Postime të ngjashme

PISA 2025: Shqipëria, e para në rajon

PISA 2025: Shqipëria, e para në rajon

Smajljaj: Kosova duhet medoemos të shkojë në zgjedhje të reja

Smajljaj: Kosova duhet medoemos të shkojë në zgjedhje të reja

Ejupi: LDK-ja është bërë horë, janë aty disa si fëmijë të lazdruar që bëjnë sherre

Ejupi: LDK-ja është bërë horë, janë aty disa si fëmijë të lazdruar që bëjnë sherre

Sekuestrohen armë në Malishevë pas dyshimeve për të shtëna gjatë një ahengu familjar

Konfiskohet një armë në Kaçanik, i dyshuari shoqërohet në polici

Borussia triumfon ndaj Villarrealit

Borussia triumfon ndaj Villarrealit

Triumf i madh i Betisit kundër Lillet

Triumf i madh i Betisit kundër Lillet

Emisioni “Info Nata” 08.09.2026

Emisioni “Info Nata” 08.09.2026

Haaland ia siguron fitoren Cityt

Haaland ia siguron fitoren Cityt

Reali mposht Interin në Madrid

Reali mposht Interin në Madrid

Real Madrid e fiton kryendeshjen e “Championsit” ndaj Interit

Real Madrid e fiton kryendeshjen e “Championsit” ndaj Interit

Ministria e Sportit ndan mbi 625 mijë euro për sportistë dhe trajnerë

Ministria e Sportit ndan mbi 625 mijë euro për sportistë dhe trajnerë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën