TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Prokuroria i reagon Sveçlës: Policia nuk ndjeku vijën e rregullt të komunikimit zyrtar

by tëvë1
4 vjet ago
0
A A
Sulmohet Policia e Kosovës në veri, lëndohen pesë policë

Vetura e Policise qe u sulmua ne Leposaviq.

Sveçla ka thënë se pavarësisht kërkesës prokuroria nuk është përgjigjur ftesës.

Por në reagimin e Prokurorisë Speciale bëhet e ditur se policia nuk e ka ndjekur vijen zyrtare të komunikimit.

Sipas Prokurorisë Speciale të Kosovës, lidhur me rastin nuk është kontaktuar prokurori kujdestar por prokurori përgjegjës për terrorizëm, i cili ka vlerësuar se rasti nuk ka elemente të veprës terroriste, raporton teve1.info

“Për korrektësi, ju njoftojmë se për këtë rast, Policia e Kosovës nuk ka ndjekur vijën e rregullt të komunikimit zyrtar të përcaktuar për rastet e hetimeve – komunikimin me prokurorin kujdestar, por ka komunikuar me prokurorin përgjegjës për terrorizëm në PSRK, i cili pasi ka marrë informatat nga policia, ka vlerësuar se rasti nuk ka elemente terrorizmi dhe të njëjtit i udhëzon që nëse nga veprimet e mëtejmë të policisë mund të rezultojë se ka elemente të terrorizmit, të njoftohet prokurori kujdestar në PSRK”, thuhet në komunikatë.

Komunikata e plotë:

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), me qëllim të informimit të drejtë të opinionit publik, në lidhje me deklarimet e Ministrit të Punëve të Brendshme, z. Xhelal Sveçla, për rastin e sulmit të policëve në Leposaviq,  njofton opinionin publik se deklarimi i z. Sveçla që “Zyrtarët policorë i kanë kërkuar Prokurorisë Speciale të marrë në hetim ngjarjen. Edhe pas këmbënguljes së tyre, Prokuroria nuk u përgjigj pozitivisht”, nuk paraqet pasqyrën e saktë të ngjarjes në kontekstin ligjor, për faktin se kompetenca lëndore e prokurorisë, në rastin konkret, kompetenca e veçantë dhe plotësuese e PSRK-së për hetimin e rasteve, është e përcaktuar qartë me ligj dhe nuk është në diskrecion të policisë apo zyrtarëve të Qeverisë që të përcaktojnë se cilat raste duhet të hetohen nga PSRK-ja dhe cilat nga prokuroritë themelore.

Për korrektësi, ju njoftojmë se për këtë rast, Policia e Kosovës nuk ka ndjekur vijën e rregullt të komunikimit zyrtar të përcaktuar për rastet e hetimeve – komunikimin me prokurorin kujdestar, por ka komunikuar me prokurorin përgjegjës për terrorizëm në PSRK, i cili pasi ka marrë informatat nga policia, ka vlerësuar se rasti nuk ka elemente terrorizmi dhe të njëjtit i udhëzon që nëse nga veprimet e mëtejmë të policisë mund të rezultojë se ka elemente të terrorizmit, të njoftohet prokurori kujdestar në PSRK.

Për më tepër, PSRK-ja nuk ka pranuar asnjë raport zyrtar nga policia lidhur me këtë rast, përmes të të cilit do të mund të përcaktohej nëse është kompetente ose jo për të trajtuar këtë rast.

Nga informatat e para, të lëshuara nga autoritetet e policisë dhe prokurorisë lidhur me këtë rast, lehtë konstatohet se bëhet fjalë për vepra që nuk janë në kompetencë të PSRK-së dhe për rastin tashmë Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka ndërmarrë të gjitha veprimet hetimore siç përcaktohet me legjislacionin në fuqi. Një gjë e tillë konfirmohet edhe nga njoftimi zyrtar i Policisë për PSRK-në, ku përshkruhen veprat për të cilat janë filluar hetimet nga prokuroria kompetente.

Përmes këtij njoftimi, PSRK-ja siguron qytetarët se mbetet maksimalisht e përkushtuar për të përmbushur mandatin ligjor në luftimin e të gjitha formave të krimit, brenda kompetencës së përcaktuar me ligj, prandaj kërkon nga të gjithë zyrtarët shtetëror që të përmbahen në deklarime të ngutshme dhe të pasakta, veçanërisht nga ato që kanë të bëjnë me hetime të rasteve, sepse deklarime të tilla, nuk i kontribuojnë hetimit të pavarur dhe profesional të rasteve dhe mund të krijojnë huti në opinion, gjë që dëmtojnë imazhin e institucioneve të drejtësisë dhe zbehin besimin e publikut në punën e tyre.

 

ShareTweet

Postime të ngjashme

Osmani në Emiratet e Bashkuara Arabe: Potencial i madh për bashkëpunim mes Kosovës dhe Etiopisë

Osmani në Emiratet e Bashkuara Arabe: Potencial i madh për bashkëpunim mes Kosovës dhe Etiopisë

Një muaj paraburgim ndaj serbit që sulmoi KFOR-in në Zveçan

Prokuroria në Ferizaj kërkon paraburgim për një të dyshuar për shitblerje të narkotikëve

Ulja e temperaturave, Qeveria thirrje për kursim të energjisë

Rizvanolli deklarohet për kërkesën e rritjes së tarifave të energjisë elektrike

Vodhi veturën në Gjakovë, arrestohet i dyshuari

Arrestohet një i dyshuar për tri raste të vjedhjeve të rënda në Gjakovë

Superliga rikthehet këtë vikend

Superliga rikthehet këtë vikend

Osmani në Emiratet e Bashkuara Arabe: Potencial i madh për bashkëpunim mes Kosovës dhe Etiopisë

Osmani në Emiratet e Bashkuara Arabe: Potencial i madh për bashkëpunim mes Kosovës dhe Etiopisë

Një muaj paraburgim ndaj serbit që sulmoi KFOR-in në Zveçan

Prokuroria në Ferizaj kërkon paraburgim për një të dyshuar për shitblerje të narkotikëve

Ulja e temperaturave, Qeveria thirrje për kursim të energjisë

Rizvanolli deklarohet për kërkesën e rritjes së tarifave të energjisë elektrike

Fillon raundi i dytë i bisedimeve Rusi-Ukrainë në Abu Dhabi

Fillon raundi i dytë i bisedimeve Rusi-Ukrainë në Abu Dhabi

Vodhi veturën në Gjakovë, arrestohet i dyshuari

Arrestohet një i dyshuar për tri raste të vjedhjeve të rënda në Gjakovë

Hasani: Kurti e Rama s’kanë asnjë përplasje për asgjë substanciale

Kurti: Po përgatitemi që sa më parë ta formojmë qeverinë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën