Dy shtatori i vitit 2024, në lagjen Aktash zbardhi me gjurmë krimi.
Një natë më parë, këtu pati breshëri gjuajtjesh me armë mes grupeve të njohura si “Capat” dhe “Sekiraqa”.
Si rezultat një person u vra dhe disa të tjerë morën lëndime.
Prezent në gjithë këtë ngjarje, ishte edhe Besart Kelmendi.
Për këtë shkak, ai në cilësinë e dëshmitarit u ftua në gjykimin ndaj Korab Gashit, Valdrin Ademi, Robert Llumnicës, Salih Sekiraqës, Fatos Abazit, Erd Marevcit, Endrit Llapashticës, Dardan Marevcit dhe Vesel Bunjakut.
Dëshmitari theksoi se gjatë momentit kritik nuk ka mundur ta identifikojë se nga po vijnë të shtënat.
“Krisma ka pas shumë, në tana anët”, deklaroi dëshmitari Besart Maloku.
Ai tregon se u gjend në mes të shtënave dhe se si ishte fshehur pas murit për t’iu shmangur plumbave.
“Kur tregon qysh ju ka ikë plumbave”, tha Maloku.
Dëshmitari mohoi ta ketë parë Salih Sekiraqën duke shtënë me armë.
“Jo, unë tregova që jam fshehë pas stubit”, deklaroi Maloku.
Pasi përfunduan të shtënat, Maloku tregon se çfarë veprime ndërmori.
“Pas ngjarjes, i kom kshyr a kanë pshtu. Salihun e kom pa shtritë. I kom marrë dy jastaka, ja kom shti nër kokë. Edhe i kom thanë që mirë koke, vec n’kam t’paska rrokë. Fatosin e kom marrë ma andej e kom ulë në karrike, edhe e kam thirr policinë”, kujton ai.
Dëshmitari u ballafaqua nga mbrojtësit e të akuzuarve me deklaratat e tij të dhëna më herët në polici e prokurori.
Pyetje ndaj tij, pati edhe i akuzuari, Saliq Sekiraqa.
“A e ki ikë djalin tem prej sulmit prej terase?”. Maloku tha “Po”.
Gjykimi në rastin e njohur “Capat – Sekiraqa” do të vazhdojë me dëgjimin e dëshmitarëve të fundit.



