Janë publikuar edhe emrat e trajnerëve të nominuar për Topin e Artë.
Dhe, konkurrenca për trajnerin më të mirë të meshkujve në futboll është shumë e fortë.
Mikel Arteta i Arsenalit, Luis de la Fuente i Spanjës, Unai Emery i Aston Villas, Vincent Kompany i Bayernit dhe Luis Enrique i PSG-së janë kandidatët e nominuar.
Megjithatë, dy kandidatët kryesor për ta fituar këtë çmim, po vlerësohen spanjollët De la Fuente dhe Enrique.
De la Fuente, e udhëhoqi Spanjën drejt triumfit në Kupën e Botës që u mbajt në SHBA, Meksikë e Kanada, ndërsa Enrique me PSG triumfoi në Ligën e Kampionëve.
Ishte pikërisht Enrique, ai që u shpall trajneri më i mirë për vitin e shkuar.











