Kampionia në fuqi e Shqipërisë në futboll, Egnatia pas një muaj do ta nis aventurën e saj në fazën e ligës të Ligës së Konferencës.
Egnatia nga Rrogozhina është skuadra e vetme shqiptare që në sezonin 2026/27 do të paraqitet në fazën e ligës të njërën prej tri garave të UEFA-s për klube.
Në kuadër të fazës së ligës, që starton më 15 tetor dhe përfundon me 17 dhjetor, Egnatia do t’i zhvillojë gjashtë ndeshje, tri në shtëpi dhe tri në udhëtim.
E duelet si vendas, ekipi nga Rrogozhina nuk do t’i luajë në “Elbasan Arena” por në stadiumin “Air Albania” në Tiranë.
Ndeshjen e parë, Egnatia e luan në Shqipëri kundër Midtjyllandin muajin e ardhshëm, në cilin do të përballet në udhëtim edhe me ekipin nga Danimarka, Aarhus.
Në muajin nëntor, Egnatia do të luajë në Rumani me Universitatea Craiovan dhe në Tiranë me ekipin nga Gjibraltari, Lincoln Red Imps.
Ndërkohë, dy ndeshjet e fundit të fazës së ligës, Egnatia i luan në muajin dhjetor, ku fillimisht e pret Kauno Zhalgirisin përpara se të jetë mysafir i Bragës së Portugalisë.







