TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Faton Peci zgjidhet kryetar i GUXO-së: Përgjegjësia është edhe më e madhe

by Tëvë1
1 orë ago
2
A A
Faton Peci zgjidhet kryetar i GUXO-së: Përgjegjësia është edhe më e madhe

Faton Peci është zgjedhur kryetar i Partisë GUXO, pas vendimit të Kuvendit të kësaj partie.

Peci, i cili aktualisht është kryetar i Komunës së Mitrovicës, tha se e pranon këtë përgjegjësi me përulësi dhe me vetëdijen e plotë për obligimet që bart kjo detyrë.

“GUXO nuk është krijuar për poste, por për një kauzë. Për mua, kjo nuk është garë për një pozitë, por thirrje e obligim për më shumë punë, më shumë bashkim dhe më shumë përgjegjësi”, ka deklaruar Peci.

Ai ka thënë se synon që GUXO të jetë një forcë politike e organizuar, e hapur dhe më e afërt me qytetarët.

Peci ka falënderuar edhe bashkëkryetaren e deritanishme të GUXO-s, Donika Gërvallën, për kontributin dhe punën e saj në rrugëtimin e partisë.

Në deklaratën e tij, Peci ka theksuar edhe prioritetet që, sipas tij, duhet të jenë në fokus të Kosovës, përfshirë forcimin e institucioneve, zhvillimin ekonomik, përmirësimin e arsimit dhe shëndetësisë, sigurinë dhe orientimin euroatlantik.

“Besoj fuqishëm se Kosova meriton institucione të forta, zhvillim ekonomik, arsim e shëndetësi më të mirë, siguri dhe një të ardhme të qartë euroatlantike, me NATO-n, Bashkimin Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës si partnerët tanë strategjikë”, ka shkruar ai.

Peci është shprehur mirënjohës për besimin e dhënë, duke thënë se nga ky moment përgjegjësia është edhe më e madhe, por edhe vullneti për të punuar është më i fortë./teve1.info/

 

Tags: Faton Pecikryetar i ripartia guxoTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

Lushaku për PISA 2025: Turpi qeveritar, 3 nga 4 nxënës nuk arrijnë nivelin bazë

Lushaku për PISA 2025: Turpi qeveritar, 3 nga 4 nxënës nuk arrijnë nivelin bazë

Abdixhiku ndaj 6-shes së LDK-së: Beteja qenka për kryetar të partisë, për keqardhje

Abdixhiku ndaj 6-shes së LDK-së: Beteja qenka për kryetar të partisë, për keqardhje

Seanca konstituive, Kurti: Do të jemi në Kuvend më 9 shtator, vazhdojmë bisedimet për zgjedhjen e presidentit

Seanca konstituive, Kurti: Do të jemi në Kuvend më 9 shtator, vazhdojmë bisedimet për zgjedhjen e presidentit

“Në emër të popullit, shpalleni të pafajshëm” – Aksion i “Liria ka Emër” para Zyrës së Speciales në Prishtinë

“Në emër të popullit, shpalleni të pafajshëm” – Aksion i “Liria ka Emër” para Zyrës së Speciales në Prishtinë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën