TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Fatmir Sheholli del duarlidhur para gjykatës, i lexohet aktakuza, deklarohet i pafajshëm

Fatmir Sheholli ka dalur sot para gjykatës, si i akuzuar për dy vepra penale, spiunazh dhe shantazh. Pas leximit të një pjese të aktakuzës voluminoze, Sheholli u deklarua i pafajshëm.

by Florijeta Dernjani
2 orë ago
1 0
A A

Si profesion deklaroi gazetarinë.

Por, Fatmir Sheholli, dyshohet se nga data e pacaktuar e deri në nëntor të vitit 2025, punoi si agjent i BIA-s serbe në Kosovë.

Për këtë ai filloi sot përballjen me drejtësinë nën akuzat për spiunazh.

Në paraqitjen fillestare të Shehollit, prokuroria prezantoi edhe aktakuzën.

“Në cilësinë e personit të rekrutuar nga Shërbimi Informativ i Serbisë i njohur si “BIA”, e ka ndihmuar veprimtarinë e këtij shërbimi duke vepruar sipas urdhrave të detyrave të caktuara nga zyrtari i lartë i saj, Bojan Dimiq, drejtor i Drejtorisë kundër terrorizmit dhe krimit të organizuar ndërkombëtar, ashtu që i pandehuri Sheholli ka mbledhur, siguruar dhe përmes komunikimeve dhe mesazheve telefonike ka përcjellë tek ky zyrtar të dhëna, informacione dhe dokumente lidhur me aktivitete politike, gjendjen e sigurisë dhe funksionimin e institucioneve të Republikës së Kosovës”, deklaroi prokurori special, Bekim Kadraliu.

Sipas prokurorit Bekim Kodraliu, Sheholli ka ndërhyrë në procesin e balotazhit në zgjedhjet komunale të vitit të kaluar.

“Ka udhëtuar për në Mitrovicë të Veriut dhe në parkingun e shkollës teknike në afërsi të kafiterisë “Sindikata”, nga një person i paidentifikuar ka pranuar materiale me përmbajtje audio dhe transkripte bisedash të disa zyrtarëve të lartë të Ministrisë për Komunitete dhe Kthim, të destinuara për kompremetimin e tyre si dhe shumën prej pesë mijë eurove si shpërblim për kryerjen e kësaj detyre, i cili pastaj në zbatim të udhëzimeve të marra nga zyrtari i BIA-s, materialet ia ka dorëzuar gazetarit Milaim Zeka, së bashku me shumën prej një mijë euro, duke e udhëzuar njëkohësisht për mënyrën dhe kohën e publikimit të tyre”, tha Kodraliu.

Në këtë rast, si palë e dëmtuar është edhe ministri në detyrë për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq.

Ai komentoi shkurtimisht materialet me të cilat thotë se ishte kërcënuar nga bashkëpunëtori i Shehollit.

“Unë e di që këto incizime “kinse”, që janë postuar në portalin “PaRrotlla” kanë qenë të njëtat sikurse me ato që janë dërguar nga ky personi i quajtur tani “Panda” tek bashkëpunëtorët e mi sikur kërcënim se nëse bashkëpunoni kemi këto incizime”, pohoi Rashiq.

Ndaj Shehollit rëndon edhe akuza për shantazh.

Sipas prokurorisë, ai edhe gjatë kohës sa ishte në paraburgim ka bërë shantazh ndaj një biznesmeni me qëllim të përfitimit pasuror.

“E ka shantazhuar tani të dëmtuarin Arben Jetullahu, pronar i një biznesi në Republikën e Kosovës, duke e detyruar të veprojë në dëm të pasurisë së tij, në shumën që tejkalon 13 mijë euro, duke i kërkuar para kinse në emër të huazimit përmes kërcënimit se në rast të mosdhënies së parave, do të publikonte në media videoincizime dhe informacione  që do t’i dëmtonin rëndë nderin, reputacionin dhe autoritetin e të dëmtuarit”, potencoi Kodraliu.

Megjithatë, për gjithë këto akuza, Sheholli e mohoi fajësinë.

“E ndjej veten të pafajshëm”, tha Sheholli.

Përkundër kësaj, ai bashkë me avokatin e tij, kanë vendosur që mos ta shfrytëzojnë të drejtën për ta kundërshtuar aktakuzën, me arsyetimin e ekonomizimit të procedurës.

“Në këtë fazë të hjekim dorë nga kërkesa për kundërshtimin e aktakuzës, sidomos duke pasë për bazë kohën e qëndrimit në paraburgim, pastaj se ka shumë prova personale e materiale për t’u administruar në këtë shqyrtim gjyqësor”, tha Mentor Haziri, avokat i Shehollit.

Me këtë rast, gjyqi do të vazhdojë pasi të plotësohet përbërja e trupit gjykues.

DORESA

FB/YT

PDK e LDK konfirmojnë pjesëmarrjen në seancën konstituive

(PAMJE AUTORIALE)

ShareTweet

Postime të ngjashme

Joseph: Serbia është platforma kryesore për ndikimin dashakeq rus dhe kinez në Ballkan

Joseph: Serbia është platforma kryesore për ndikimin dashakeq rus dhe kinez në Ballkan

Cakolli: Cenim i rendit kushtetues caktimi i seancës për Kuvendin të shtunën, deputetët t’i drejtohen Gjykatës Kushtetuese

“Qysh thirret dhe merret pjesë në një seancë jashtë çdo afati kushtetues?”, Cakolli reagon për seancën e 9 shtatorit

Përpjekja e tretë për konstituim, Aleanca paralajmëron ndërmarrjen e hapave ligjor

Përpjekja e tretë për konstituim, Aleanca paralajmëron ndërmarrjen e hapave ligjor

“Ishalla gjendet sa e kam nënën gjallë”, familjet po presin me shpresë rezultatet nga gërmimet në Zubin Potok

Aleanca me aksion para Kuvendit: Deputetët e Vetëvendosjes s’kanë liri të flasin

Aleanca me aksion para Kuvendit: Deputetët e Vetëvendosjes s’kanë liri të flasin

Qeveria serbe propozon shpërndarjen e Kuvendit, vendi drejt zgjedhjeve të parakohshme

Qeveria serbe propozon shpërndarjen e Kuvendit, vendi drejt zgjedhjeve të parakohshme

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën