TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

“Ishalla gjendet sa e kam nënën gjallë”, familjet po presin me shpresë rezultatet nga gërmimet në Zubin Potok

“Lokacione të reja, pyetje të vjetra”. Nën këtë moto u shënua këtë të hënë Dita Ndërkombëtare e Viktimave të të Zhdukurve me Forcë në Kosovë. Nga aty familjarët e personave të pagjetur thanë se po presin me shumë shpresë rezultatet nga gërmimet në Zubin Potok.

by Adea Mustafaj
57 minuta ago
1 0
A A

Prej 27 vitesh, Nazmie Sinani e përsërit vazhdimisht këtë lutje.

Ajo shpreson që t’i gjej mbetjet mortore të vëllasë së saj, Ilmi Cimilit, i cili vazhdon të jetë në listën e gjatë të personave të zhdukur nga lufta e fundit në Kosovë.

Gërmimet e kryera në Kalludër të Zubin Potokut, Sinanit ia kanë rikthyer shpresën.

Kjo pasi, vëllau i saj dyshohet se është i varrosur në këtë varrezë masive.

NAZMIE SINANI – MOTRA E ILMI CIMILI 00:09-00:13/00:16-00:23

“Po e presim ADN çka po na…  Po dyshohet që edhe një varr masiv është të kqyrim inshalla sa e kom nanën gjallë”, tha Nazmie Sinani.

Të njëjtin lajm po e pret edhe Kadri Jusufi, i cili ka dy familjarë të zhdukur.

“Po e presim ADN-n me na ardh. E kena pak ma leht për me i gjetë  eshtrat e tyne… I kom fëmijët e vëllaut kan qef . Jan në qef që i kan gjetë eshtrat e tyne. E shumë faleminderit për këtë komision që ka punu për  popull e familjar na ka lehtësu neve shumë ma mirë”, deklaroi Kadri Jusufi.

Procesi i ekzaminimit të këtyre mbetjeve kockore tashmë ka nisur.

Nga Instituti i Mjekësisë Ligjore treguan sot se mostrat po dërgohen në Komisionin Ndërkombëtar për Persona të Zhdukur në Hagë, ku do të kryhet analiza gjenetike.

Por, sa mund të zgjasë ky proces?

“Secili rast është individual.  Domethënë ne mund të flasim bazë praktikës, bazë përvojës që e kemi ne në raport me ICMP-në, raste të cilat i dërgojmë mostrat kockore në qoftë se nuk ka ndonjë problem në kuptim të nxjerrjes së profilit të ADN-së nga mostrat kockore, bazë praktikes sonë kjo periudhë kohore sillet rreth tre muaj Mirëpo, në qoftë se ka probleme në kuptim të nxjerrjes së profilit të ADN-së, që nevoitet më shumë kohë me pastru mostren, me përpunu ma mirë atëherë kjo periudhë zgjatet më shumë se tre muaj”, tha Ditor Haliti, petolog mjekoligjor nga IML.

E përveç procesit të identifikimit, rasti po përcillet edhe nga aspekti juridik.

“Ajo që është e rëndësishme me e cekë është që, paralel me, procesin e zbulimit ose, zhvillimeve që ndodh në terren, janë duke zhvilluar procesi juridik në gjykata tonë. Po, paradoxi i kësaj është, fakti që e përmendën edhe kolegët e mijë, është fakti që, përderisa ky zhvillohet procesi i drejtësisë edhe nuk duhet me e paragjykuar, verdiktin që do të nxjerrë sistemin jonë juridik ose sistemin e drejtësisë, në Serbi zhvillohet procesi i intimidimit të atyre që kanë informata me për këtë rast”, tha Haliti.

Ndërkaq, një tjetër problem mbetet bashkëpunimi me Serbinë për zbardhjen e fatit të personave të zhdukur.

“Është dashur që të trajtohen nga aspekti pastër humanitar. Mirëpo për fat të keq, kjo prej politikës po keqpërdorët, madje edhe po paralajmërohen sanksionime të atyre që eventualisht mund të ndihmojnë këtë proces. Ne jemi dëshmitarë të prononcimeve publike, jo gjysëm publike, jo të fshehta nga ana e autoriteteve serbe, duke filluar Daçiqin, me Vuçiqin i cili hapërdan, “Ne nuk jemi çka t’i bëjmë amerikanëve, s’jemi çka t’i bëjmë turqve, s’jemi çka t’i bëjmë shqiptarëve, po çka me bë me serbët tanë që po i japin informacione mbi varrezat?”, pohoi Agron Limani, kryesues i komisionit për persona të zhdukur.

Në gërmimet e zhvilluara muajin e fundit në tri lokacione, dy në Kalludër dhe një në Jabukë të Zubin Potokut, janë gjetur gjithssej mbetjet mortore të të paktën 23 personave.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Cakolli: Cenim i rendit kushtetues caktimi i seancës për Kuvendin të shtunën, deputetët t’i drejtohen Gjykatës Kushtetuese

“Qysh thirret dhe merret pjesë në një seancë jashtë çdo afati kushtetues?”, Cakolli reagon për seancën e 9 shtatorit

Fatmir Sheholli del duarlidhur para gjykatës, i lexohet aktakuza, deklarohet i pafajshëm

Fatmir Sheholli del duarlidhur para gjykatës, i lexohet aktakuza, deklarohet i pafajshëm

Përpjekja e tretë për konstituim, Aleanca paralajmëron ndërmarrjen e hapave ligjor

Përpjekja e tretë për konstituim, Aleanca paralajmëron ndërmarrjen e hapave ligjor

Aleanca me aksion para Kuvendit: Deputetët e Vetëvendosjes s’kanë liri të flasin

Aleanca me aksion para Kuvendit: Deputetët e Vetëvendosjes s’kanë liri të flasin

Cakolli: Cenim i rendit kushtetues caktimi i seancës për Kuvendin të shtunën, deputetët t’i drejtohen Gjykatës Kushtetuese

“Qysh thirret dhe merret pjesë në një seancë jashtë çdo afati kushtetues?”, Cakolli reagon për seancën e 9 shtatorit

Fatmir Sheholli del duarlidhur para gjykatës, i lexohet aktakuza, deklarohet i pafajshëm

Fatmir Sheholli del duarlidhur para gjykatës, i lexohet aktakuza, deklarohet i pafajshëm

Përpjekja e tretë për konstituim, Aleanca paralajmëron ndërmarrjen e hapave ligjor

Përpjekja e tretë për konstituim, Aleanca paralajmëron ndërmarrjen e hapave ligjor

“Ishalla gjendet sa e kam nënën gjallë”, familjet po presin me shpresë rezultatet nga gërmimet në Zubin Potok

“Ishalla gjendet sa e kam nënën gjallë”, familjet po presin me shpresë rezultatet nga gërmimet në Zubin Potok

Aleanca me aksion para Kuvendit: Deputetët e Vetëvendosjes s’kanë liri të flasin

Aleanca me aksion para Kuvendit: Deputetët e Vetëvendosjes s’kanë liri të flasin

Qeveria serbe propozon shpërndarjen e Kuvendit, vendi drejt zgjedhjeve të parakohshme

Qeveria serbe propozon shpërndarjen e Kuvendit, vendi drejt zgjedhjeve të parakohshme

Abdixhiku pret ambasadorin e ri të BE-së, diskutojnë për seancën e 9 shtatorit

Abdixhiku pret ambasadorin e ri të BE-së, diskutojnë për seancën e 9 shtatorit

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën