Dy ndeshje që do të zhvillohen të martën, do ta hapin xhiron e pestë të Superligës së Kosovës në futboll.
Drenica – Prishtina dhe Vushtrria – Llapi, janë duelet që do të luhen të martën nga ora 16:00.
Të dy ndeshjet nisin nga ora 16:00, ku njëra luhet në stadiumin “Bajram Aliu” në Skenderaj dhe tjetra në kampin nacional të FFK-së, në Hajvali.
Prishtina ka nisur furishëm sezonin dhe është ekipi i vetëm që i ka fituar të gjitha ndeshjet e luajtura deri më tani.
Ka tri fitore në po aq ndeshje dhe zë vendin e dytë në tabelë me 9 pikë të mbledhura, një më pak se Malisheva që prinë dhe ka një ndeshje më shumë të luajtur.
Në anën tjetër, Drenica është e shtata me tri pikë dhe është në kërkim të fitores së parë të këtij sezoni pasi synon ta befasoj Prishtinën.
Në duelin tjetër, si Vushtrria ashtu edhe Llapi, synojnë pikët e parë të këtij sezoni pasi kanë regjistruar nga katër humbje në po aq ndeshje të luajtura dhe renditen në fund të tabelës, pa pikë.











