TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Aleanca me aksion simbolik për deputetët e LVV, thotë që ata nuk kanë liri të shprehjes dhe të veprimit

by teve1
1 orë ago
1
A A
Aleanca me aksion simbolik për deputetët e LVV, thotë që ata nuk kanë liri të shprehjes dhe të veprimit

Aleanca, përmes një aksioni simbolik ka akuzuar deputetët e LVV-së se janë të nënshtruar ndaj liderit të tyre, Albin Kurti dhe zyrtares së lartë të këtij subjekti politik, Dejona Mihali.

Anëtarë të partisë që ka kryetar Ardian Gjini kanë vendosur disa posterë në hyrjen e Kuvendit të Kosovës, me emrin e secilit deputetë të LVV-së e në të cilët thuhet se të apostrofuarit duhet të kenë liri të mendimit, të shprehjes dhe të veprimit nga siç u tha, “regjimi Kurti-Dejona”

Përpara secilit postier është vendosur mbishkrimi “jemi të shqetësuar për lirinë e deputetëve të LVV-së”

Deputeti i Aleancës, Burim Ramadani tha se kolegët e tij nga LVV-së udhëhiqen me grusht të hekurt dhe nuk kanë asnjë liri.

Diçka e tillë, sipas tij, po tentohet të instalohet edhe në institucionet e Kosovës.

“A keni dëgju ndonjëherë ndonjë deputetë apo deputete të LVV-së që flet me mendimin e tyre. Përgjigja është jo pasi partia e tyre udhëhiqet me grusht të hekurt pra është jo demokratike. Ky nuk është problem i kufizuar vetëm në LVV. Problemi këtu është se i njëjti model po tentohet në mënyrë të vrazhdë të vendoset në krejt institucionet e Kosovës dhe shtetin e Kosovës”, deklaroi Ramadani.

Ai tha se deputetët e LVV-së kanë filluar të ankohen për këtë situatë në të cilën ndodhen, në adresa të caktuara.

“Jo rrallë dhe më adresa të caktuara deputetët e LVV-së kanë filluar të ankohen për bllokimin në grupin parlamentar po e thonë që nuk e kanë lirinë e shprehjes dhe mendimit personal më lidhje me situatën e bllokimit të shtetit”, përfundoi ai.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Ambasadori i ri i BE-së takon Sveçlën dhe Hoxhën, flasin për sigurinë e të gjitha komuniteteve

Ambasadori i ri i BE-së takon Sveçlën dhe Hoxhën, flasin për sigurinë e të gjitha komuniteteve

​“Nëse nuk vini në Beograd, do të keni pasoja”, Rashiq hedh poshtë akuzat e Arben Gashit

​“Nëse nuk vini në Beograd, do të keni pasoja”, Rashiq hedh poshtë akuzat e Arben Gashit

Rama: Në vitin 1990 u rrezikua gjithçka për Kushtetutën, sot pushteti i Kurtit po e shkel atë

Rama: Në vitin 1990 u rrezikua gjithçka për Kushtetutën, sot pushteti i Kurtit po e shkel atë

Dyshohet se kaloi ilegalisht kufirin me veturë, ndalohet shtetasi i Serbisë në Kamenicë

Tentim vrasje në Klinë, dy gra përfundojnë në spital – i dyshuari dërgohet në Psikiatri

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën