Vendi iu ishte bërë gati më herët.
E më pas, ekipet e AUV-it i sollën bagëtitë e sëmura.
Pas prekjes nga sëmundjet ngjitëse, këto bagëti u vendos të groposen në Sankoc të Drenasit.
Mirëpo, ky vendim po kundërshtohet nga banorët.
Sipas Avni Miftarit, banor në këtë zonë, pretendohet se asgjësimi i tyre është dashur të ndodhë në hapësirë më të largët.
“AUV dhe zyrtarët komunalë nuk na kanë ofruar kurrfarë dokumenti që dëshmon se pikërisht ky lokacion është caktuar për asgjësimin e lopëve, gjegjësisht varrosjen e lopëve”, thotë Miftari.
Por, edhe pas pakënaqësive nga banorët, AUV vazhdoi të bënte asgjësimin e tyre.
Ndonëse para kamerës nuk pranuan të flasin.
E as për pyetjet e drejtuara në agjenci nuk dhanë përgjigjeje.
Ndonëse groposja nuk është metoda më e mirë, absolutisht, nga pikëpamja ekologjike dhe shkencore.
Megjithatë ajo mbetet metoda më praktike, e shpejtë dhe e detyrueshme në raste emergjencash, si shpërthimet e sëmundjeve infektive.
Pasi Kosova ende nuk ka impiante apo inceneratorë industrialë të mjaftueshëm apo të përshtatshëm për djegien masive të mbetjeve shtazore me rrezik të lartë.






