Ka ndërruar jetë ish-notari kosovar, Ymer Lota
Ymer Lota dha një kontribut të rëndësishëm në zhvillimin e notit në Kosovë.
Gjatë veprimtarisë së tij sportive, ai u angazhua si sportist dhe trajner, duke i kushtuar një pjesë të rëndësishme të jetës së tij zhvillimit dhe avancimit të këtij sporti.
Komiteti Olimpik i Kosovës i ka përkujtuar Lotën.
“Me pikëllim të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të Ymer Lotës, një figurë e respektuar dhe e çmuar e notit kosovar. Ymer Lota dha një kontribut të rëndësishëm në zhvillimin e notit në Kosovë. Gjatë veprimtarisë së tij sportive, ai u angazhua si sportist dhe trajner, duke i kushtuar një pjesë të rëndësishme të jetës së tij zhvillimit dhe avancimit të këtij sporti. Përkushtimi dhe puna e tij ndër vite, veçanërisht në edukimin dhe përgatitjen e brezave të rinj, do të kujtohen me respekt dhe mirënjohje nga komuniteti i sportit në Kosovë. Në emër të Komitetit Olimpik të Kosovës, familjes Lota, miqve, bashkëpunëtorëve dhe gjithë komunitetit sportiv u shprehim ngushëllimet më të sinqerta për këtë humbje të madhe”, shkruan Komiteti Olimpik i Kosovës.









