Inter Miami është ndalur në barazim 2-2 ndaj Atlanta United, në një ndeshje dramatike të zhvilluar në “Nu Stadium”, ku Lionel Messi u rikthye në aksion me klubin pas tërheqjes nga futbolli ndërkombëtar.
Argjentinasi ishte protagonist absolut i të dy golave të Inter Miamit, duke dhuruar dy asistime.
Ndeshja pati edhe një vonesë prej më shumë se 90 minutash për shkak të reshjeve të dendura të shiut dhe rrufeve, por kjo nuk e zbehu spektaklin në fushë.
Me këtë barazim, Inter Miami mbetet në mesin e skuadrave kryesuese të Konferencës Lindore, ndërsa Messi vazhdon të jetë një nga lojtarët më vendimtarë të MLS-së, tashmë me 18 gola dhe 9 asistime në sezon.










