TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

​Kusari-Lila: Gjashtë deputetët e LDK-së e kanë problemin me Kurtin, jo me kandidatin për president

by Tëvë1
1 orë ago
1
A A
Kusari-Lila kritikon partitë opozitare: Respektoni rezultatin e zgjedhjeve, mos krijoni ngërç politik

Kryetarja e Alternativës, Mimoza Kusari-Lila, ka deklaruar se kundërshtimi i gjashtë deputetëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës ndaj kandidaturës së Bekim Sejdiut për president të Kosovës nuk lidhet me figurën e tij, por me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti dhe Lëvizjen Vetëvendosje.

Në emisionin “Intervista e Javës” në KosovaPress, Kusari-Lila tha se Avdullah Hoti, Kujtim Shala, Hykmete Bajrami, Janina Ymeri, Armend Zemaj dhe Arben Gashi do të kundërshtonin marrëveshjen me LVV-në edhe nëse kandidat për president do të ishte një figurë tjetër konsensuale.

“Reagimet e këtyre gjashtë deputetëve, për mosmbështetje të zotit Bekim Sejdiut, nuk lidheshin fare me emrin e Bekim Sejdiut. Profesori Bekim Sejdiu, nuk u diskutua si person i joadekuat nga ana e tyre për t’u mbështetur për president… Të tjerët problemin e kanë pasur me Albin Kurtin. Do të thotë me kryeministrin Kurti. Dhe në atë situatë, unë këtu e shoh esencën e problemit. Kushdo që do të ishte kandidat tjetër, në vend të zotit Bekim Sejdiu, ata qasjen e njëjtë e kanë, pasi nuk po deklarohen se problemin e kanë me kandidatin, por problemin po e tregojnë që e kanë me kryeministrin Kurti. E kryeministri Kurti nuk është rastësisht në pozitën ku është. Nuk është një vendim i gjashtë deputetëve ose sado që mund të jenë të tjerë që e rrëzon kryeministrin Kurti. Ata po e shohin me vetëdije që zgjedhje pas zgjedhje, kryeministri Kurti, Lëvizja Vetëvendosje me partnerë po i fiton zgjedhjet. Dhe në situatën kur po ndodh një rrethanë e tillë ku deklarohet se inati është me të, mbështetja në popull po rritet”, tha ajo.

Duke folur për marrëveshjen politike dhe raportet me LDK-në, ministrja në detyrë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë tha se marrëveshja ekzistuese për emrin e Bekim Sejdiut për president është valide, ndërsa shprehu dëshirën që edhe gjashtë deputetët e LDK-së ta mbështesin atë.

Ajo përmendi edhe raste të mëhershme kur deputetë të LDK-së, kanë mbështetur kandidatë për presidentë që nuk kanë qenë pjesë e subjektit të tyre politik.

“Marrëveshja, po, është valide, qëndron, unë do të uroj që ne të shohim një dakordim edhe të 6 deputetëve, por kryeministër ose propozimi për mandatarin e radhës të kryeministrit të Republikës është Albin Kurti… Zoti Kujtim Shala nuk është privuar prej të drejtës së tij të qenurit përfaqësues i Lidhjes Demokratike të Kosovës në Kuvendin e Republikës si opozitar, i zëshëm nëse dëshiron të jetë, absolutisht. Domethënë, është çështje e mandatit të tij të pakufishëm brenda legjislaturës së ardhshme të Kuvendit… Përfaqësues të Lidhjes Demokratike të Kosovës kanë votuar për Hashim Thaçin president. Kanë votuar për Atifete Jahjagën presidente. Kemi votuar, domethënë, e kam unë mbështetur një kandidate jashtë subjekteve politike. Po atëherë, pse nuk është dikush nga jashtë, të na thotë, që duhet të votohet një kandidat për president”, theksoi ajo.

E pyetur nëse do të zbatohen kërkesat e Aleancës, ku mes tyre është edhe gazi amerikan si parakusht për mbështetje për presidentin, ajo u shpreh skeptike për një gjë të tillë.

Sipas saj, nuk është e arsyeshme që një subjekt me shtatë deputetë të kërkojë nga partia e parë zbatimin e projekteve të mëdha kapitale.

“Unë e kam pasur problem prej fillimit kur e kam dëgjuar që ata kanë kërkesa që kanë të bëjnë me programin qeverisës. Përderisa, si parti, kanë fituar atë përqindje që e kanë fituar, dhe një parti e cila është me shtatë deputetë, dhe natyrisht me krejt respektin për mbështetjen e suksesin e tyre në zgjedhje, prapë programi qeverisës mbështetet, votohet, diskutohet, midis atyre që qeverisin. Domethënë nuk e di që ka ndonjë rast në situatat e tjera ku një subjekt, i cili nga subjektet shqiptare në këtë rast, ka dalë i katërti, dhe ja imponon partisë së parë, projekte kapitale madhore që çojnë shumë vjet dhe janë shumë gjenerata… kalojnë nëpër shumë gjenerata. Në kapacitetet energjetike, është një prej tyre”, deklaroi Kusari-Lila.

Në anën tjetër, kryetarja e Alternativës tregoi arsyet pse po zvarritet konstituimi i Kuvendit, derisa shtoi se nuk e konsideron situatën si anarki, por si kohë të nevojshme për arritjen e një vendimmarrjeje që do t’i mundësonte vendit krijimin e institucioneve.

“Nuk e shoh si anarki, e shoh si koha e domosdoshme, për të ardhur te një vendimmarrje kualitative, që i jep vendit institucione. Nuk e kemi pa si shkelje për shkak se, si e para, ne në vitin e kaluar, kur ka ardhur ky aktgjykim, ka qenë pasi kemi pasur një mori seancash, dhe pasi që janë mbajtur pa sukses seancat çdo 48 orë. Pastaj ka ardhur aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese, e kanë thënë që e fillojmë kohën prej fillimit dhe palët duhet të dakordohen dhe i keni tridhjetë ditë për t’u dakorduar. Tash ajo ka qenë shumë më vonë sesa tridhjetëditëshi i certifikimit. Në frymën e këtij aktgjykimi ku thuhet se duhet të ketë konsensus dhe partitë duhet të dakordohen janë thirrur këto takime… Pashmangshëm e kemi (pasur që edhe pa marrëveshje për presidentin të ftojmë seancën, sepse në fund të ditës i kemi obligimet e tjera që na shtyjnë si qeveri që duhet të jemi fuqiplotë të paktën sa kemi në dispozicion për të miratuar projektligje”, potencoi Kusari-Lila.

E pyetur nëse ka qenë strategji e tyre zvarritja e konstituimit që zgjedhjet e ardhshme të mbahen në dhjetor, ajo tha se fokus i tyre është shmangia e zgjedhjeve.

“Strategjia jonë ka qenë që të japim vendit institucione fuqiplota, përfshirë dhe president të vendit. Domethënë, në asnjë rrethanë nuk ka qenë strategjia jonë, të planifikojmë zgjedhje të tjera. Krejt ata që mundohen të shtyjnë këtë argument, si objektiv tonin, kanë shumë gabim dhe kanë mundur shumë më herët që ta… Po, domethënë, që ata janë të bindur që ne duhet të shkojmë në zgjedhje, se është shumë qartë e ditur se çfarë duhet bërë për të mos shkuar në zgjedhje. Pse duhet të fokusohemi, të kemi vetëm tek zgjedhjet? Domethënë, fokusi ynë ka qenë që t’i japim vendit institucione me afat dhe fuqiplotë. Fokusi i tyre paska qenë zgjedhjet dhe tash beteja e tyre është vetëm se a, kush mundet me e bërë më herët në mënyrë që të parandalojnë situatën ku në Kosovë ka më shumë bashkatdhetarë dhe të ka dalje më të madhe në zgjedhje. Që prapë, në esencë, është e kundërta e një procesi demokratik. Që kjo strategji e jona ka qenë, fillim e mbarim”, shtoi ajo.

Kusari-Lila foli edhe për pretendimet nëse kryeministri në detyrë, Albin Kurti, mund të jetë në dijeni për përmbajtjen e aktgjykimit të 16 shtatorit të Gjykatës Speciale për ish-krerët e UÇK-së.

Ajo e mohoi një mundësi të tillë, duke thënë se as Kurti dhe askush tjetër në Kosovë apo jashtë saj nuk mund ta dijë përmbajtjen e aktgjykimit para shpalljes zyrtare.

“Jo, nuk besoj absolutisht, as kryeministri, as askush në Kosovë apo jashtë saj mund të ketë informacion mbi atë se çfarë përmban aktgjykimi. Domethënë, këto mund të jenë vetëm spekulime e si të tilla nuk do të duhej as të ushqeheshin, për arsye se siç e kemi parë dhe më herët fatkeqësisht në situata të tilla… por nuk kanë qenë dhoma të specializuara, ka qenë tribunali më herët, tash kjo është institucion fatkeqësisht i votuar në Kuvendin e Kosovës, i emërtuar prej nesh, me pak hapësirë për çfarëdo informacioni prej tyre. Sidoqoftë si pjesë e sistemit të drejtësisë ju përket vetëm atyre. Ne kemi pasur vendimmarrje që brenda në Kosovë kanë ndodhur nga sistemi i drejtësisë dhe nuk janë ditur, nuk është ditur mbi verdiktin final derisa nuk është shpallur ai verdikt”, përfundoi Kusari-Lila.

 

ShareTweet

Postime të ngjashme

​Dell’Oro: Historia e trojeve shqiptare ndihmon për të kuptuar jetën e Nënë Terezës

​Dell’Oro: Historia e trojeve shqiptare ndihmon për të kuptuar jetën e Nënë Terezës

SBASHK i bashkohet Marshit për Liri të 12 shtatorit

SBASHK i bashkohet Marshit për Liri të 12 shtatorit

Tentim-vrasje në Prishtinë, një person plagoset me armë zjarri

Kusari-Lila: Eksportet u rritën 17.5%, importet 5.8% në tetë muajt e parë të 2026-s

Kusari-Lila: Eksportet u rritën 17.5%, importet 5.8% në tetë muajt e parë të 2026-s

​Dell’Oro: Historia e trojeve shqiptare ndihmon për të kuptuar jetën e Nënë Terezës

​Dell’Oro: Historia e trojeve shqiptare ndihmon për të kuptuar jetën e Nënë Terezës

SBASHK i bashkohet Marshit për Liri të 12 shtatorit

SBASHK i bashkohet Marshit për Liri të 12 shtatorit

Kusari-Lila kritikon partitë opozitare: Respektoni rezultatin e zgjedhjeve, mos krijoni ngërç politik

​Kusari-Lila: Gjashtë deputetët e LDK-së e kanë problemin me Kurtin, jo me kandidatin për president

Tentim-vrasje në Prishtinë, një person plagoset me armë zjarri

Kusari-Lila: Eksportet u rritën 17.5%, importet 5.8% në tetë muajt e parë të 2026-s

Kusari-Lila: Eksportet u rritën 17.5%, importet 5.8% në tetë muajt e parë të 2026-s

Ramadani akuzon Deharin: Ka vepruar si vegël e drejtpërdrejtë e Kurtit

Ramadani akuzon Deharin: Ka vepruar si vegël e drejtpërdrejtë e Kurtit

​Mësimdhënësit mbajnë evidencën në fletë, një javë pa ditarë në shkolla

​Mësimdhënësit mbajnë evidencën në fletë, një javë pa ditarë në shkolla

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën