Situata nga zjarri në Himarë të Shqipërisë vijon të përkeqësohet, ndërsa flakët po përhapen me shpejtësi në zonë.
Deri më tani raportohet se janë djegur dy banesa, ndërsa rrezikohen edhe rreth 40 të tjera, raporton euroneës.
Forcat zjarrfikëse vijojnë luftën me flakët në terren, ndërsa situata paraqitet e vështirë për shkak të përhapjes së zjarrit.
Ndërkohë, banorët kanë ngritur alarmin dhe kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme nga ajri, pasi flakët po afrohen drejt banesave të tjera.







