Në Kuvendin e Kosovës, i fituan 18 ulëse.
Por për emrin e presidentit konsensual, Lidhja Demokratike e Kosovës, në dispozicion i ka vetëm 12 vota.
Kjo meqë gjashtë deputetë nga kjo parti, dolën kundër propozimit nga kryetari i tyre.
E menaxhimi i jo i duhur nga ky i fundit, sipas profesorit universitar, Avdi Smajlaj, e krizën e re brenda LDK-së.
“Sikur të kishte një konsultim brenda partiak, brenda organeve të partisë besoj që do të menaxhohej më mirë dhe nuk do të vinte puna këtu ku ka ardhur që vendi të shkoj në zgjedhje, sepse ndoshta ka mungu ai dialogu i brendshëm i partisë dhe janë bë marrëveshje pa i konsultu të gjithë deputetët dhe ne e dimë që mandati i secilit deputet është i lirë për të votuar ashtu sic ai mendon ose ajo brenda Kuvendit dhe ky menaxhim tregon që lidershipi i LDK-së nuk ia ka dalë që të kryj punën e vet si duhet”, tha Smajlaj.
E njohësi i çështjeve politike ne vend, Fitim Musolli, thotë se Abdixhiku i premtoi votat e LDK-së, pa u konsultuar me këta deputetë.
Për këtë, thëllimi i krizës në LDK, thotë se mund t’i kushtojë parties, sipas analistit Fitim Musolli.
“Një vendim nga zotëri Abdixhiku që ti përjashtoj nga lista apo të vë në fund të listës mund të jetë fatal për të gjithë LDK-në duke e ditur se kjo 6she është kryesisht e pozicionuar në zonën e Dukagjinit ku i kanë edhe shumicën e votave dhe do të ishte jashtëzakonisht e dëmshme për Lidhjen Demorkatike të Kosovës si rezultat zgjedhor, po ashtu nuk përjashtohet mundësia që kjo 6she edhe të shkëputet tërësisht dhe të krijoj ndonjë listë të vecantë në zgjedhjet e ardhshme”, tha Musolli.
Ndryshe. gjashtë deputetët që dolën kundër vendimit të kryesisë që Bekim Sejdiu të jetë president janë Avdullah Hoti, Hykmete Bajrami, Arben Gashi, Armend Zemaj, Janina Ymeri dhe Kujtim Shala.






