TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Thaçi: Dyshoj te marrëveshja, Abdixhiku mund të mbetet me më pak se 8 deputetë në votimin për presidentin

by Tëvë1
2 muaj ago
4
A A
Thaçi: Dyshoj te marrëveshja, Abdixhiku mund të mbetet me më pak se 8 deputetë në votimin për presidentin

Juristi, Emrush Thaçi ka shprehur dyshime lidhur me marrëveshjen politike të fundit mes LVV dhe LDK-së për president, duke vlerësuar se ajo mund të jetë bërë më shumë për efekt publik sesa si një dakordim i qëndrueshëm politik.

Thaçi ka kritikuar kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku, për qasjen e tij politike, duke pretenduar se LDK-ja po përballet me probleme të mëdha të brendshme dhe se partia mund të shkojë drejt dobësimit të mëtejshëm.

“Unë dyshoj te kjo marrëveshje, kjo ka qenë vetëm për sy e faqe në opinion. Unë mendoj që Abdixhiku, për fatin e keq të LDK-së, LDK është duke shkuar drejt shkatërrimit si parti”, ka deklaruar Thaçi në emisionin “Ditari” në Tëvë1.

Ai ka hedhur dyshime edhe tek 12 deputetët e LDK-së për mbështetje ndaj kandidatit për president, Bekim Sejdiu, në një votim të ardhshëm në Kuvend.

Sipas Thaçit, gjatë procesit mund të ketë deputetë të LDK-së që të mos e mbështesin kandidaturën, duke bërë që Abdixhiku të përballet me më pak se 7-8 deputetë në momentin e votimit.

“Unë nuk besoj që 12 kanë me votuar përsëri kandidatin për president Bekim Sejdiu. Përsëri gjatë rrugës ka me u shmang dikush nga LDK-ja, një, dy ose më shumë, dhe Abdixhiku mund të përfundojë në seancën për zgjedhjen e presidentit me më pak se 7-8 deputetë”, tha ai.

Thaçi ka ngritur gjithashtu pretendimin se Abdixhiku mund të ketë synuar që procesi i zgjedhjes së presidentit të zhvillohet sa më shpejt, në mënyrë që të largohet nga presioni politik brenda partisë.

“Abdixhiku tendencën e ka pasur që të futet rastësisht, mos po zgjidhet presidenca dhe të shpëtojë nga të qenurit kryetar i partisë së LDK-së”, u shpreh ai.

Thaçi ka bërë edhe një pretendim tjetër, duke thënë se LDK-ja mund të thërrasë së shpejti një Kuvend të jashtëzakonshëm zgjedhor.

“Kam informacione që LDK shumë shpejt do ta thërret edhe një Kuvend të jashtëzakonshëm zgjedhor dhe, nëse thirret, jeni shumë të bindur se ai do të shkarkohet”, deklaroi Thaçi.

Ai e lidhi këtë mundësi edhe me zhvillimet e fundit brenda LDK-së, përfshirë rikthimin e ish-presidentes Vjosa Osmani në parti, duke vlerësuar se këto zhvillime, sipas tij, nuk i kanë sjellë përfitim partisë.

“Çdo takim që ndodh, fillimisht duhet me i pri rregullimi i çështjeve të brendshme. Mendoj që këtu është duke shkuar në drejtim të zgjedhjeve të ardhshme”, tha Thaçi.

Duke folur për kandidaturën e Bekim Sejdiut për president, Thaçi ka kundërshtuar edhe cilësimin e tij si kandidat konsensual.

“Sejdiu nuk ka qenë kandidat konsensual, sepse rekrutimi i tij është bërë nga LDK, kurse avancimi i tij më vonë është bërë nga PDK dhe është rehabilituar nga LVV”, përfundoi Thaçi./teve1.info/

Tags: bekim sejdiuemrush thaciLDKLVVqeshtja e presidentitTeve1
Share1Tweet1

Postime të ngjashme

Publikohen pamjet e natës kritike në rastin e vrasjes së Dardan Gashit, dëshmitari pyetet për atë që shihet në video

Publikohen pamjet e natës kritike në rastin e vrasjes së Dardan Gashit, dëshmitari pyetet për atë që shihet në video

Dyshohet se sulmoi babanë e tij në Lipjan, dërgohet në psikiatri

Dyshohet se sulmoi babanë e tij në Lipjan, dërgohet në psikiatri

Një person gjendet pa shenja jete në banesën e tij në Gjilan

Vetëplagoset me armë zjarri një person në Ferizaj, dërgohet në mbajtje

Vdes aksidentalisht një fëmijë në Suharekë

Vdes një punëtor në vendin e punës në Drenas

Sot Kosova-Austria, Dardanet synojnë fitore

“Dardanet” avancojnë në ranglistën e FIFA

Tiranë: 59 protestuesve sot pritet t’u caktohen masat e sigurisë, prindërit mblidhen para gjykatës

Tiranë: 59 protestuesve sot pritet t’u caktohen masat e sigurisë, prindërit mblidhen para gjykatës

Publikohen pamjet e natës kritike në rastin e vrasjes së Dardan Gashit, dëshmitari pyetet për atë që shihet në video

Publikohen pamjet e natës kritike në rastin e vrasjes së Dardan Gashit, dëshmitari pyetet për atë që shihet në video

Dyshohet se sulmoi babanë e tij në Lipjan, dërgohet në psikiatri

Dyshohet se sulmoi babanë e tij në Lipjan, dërgohet në psikiatri

Një person gjendet pa shenja jete në banesën e tij në Gjilan

Vetëplagoset me armë zjarri një person në Ferizaj, dërgohet në mbajtje

Vdes aksidentalisht një fëmijë në Suharekë

Vdes një punëtor në vendin e punës në Drenas

O’Brennan: Serbia s’është neutrale, por aleatja më e afërt e Rusisë në Evropë

O’Brennan: Serbia s’është neutrale, por aleatja më e afërt e Rusisë në Evropë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën